Home Aktualitet Meta vlerëson gjashtë Kapedanët e Bregut në 100-vjetorit e Luftës së Vlorës…

Meta vlerëson gjashtë Kapedanët e Bregut në 100-vjetorit e Luftës së Vlorës…

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka nderuar në Pilur të Himarët gjashtë Kapedanët e Bregut, Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj që kontribuan në Luftën e Vlorës 100 vite më parë.

Meta thotë se do të nisë nderimet e gjithë atdhetarëve të shquar të Labërisë duke filluar nga sot me sheshin historik të Pilurit në Himarë.

Më tej Presidenti thekson se nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë , dëshmorët dhe kapedanët e tyre pasi geni i shquari i tyre i bën nder identitetit kombëtar.

Presidenti Meta nderon 6 Kapedanët e Bregut

 Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

‘Nga kjo baltë e kësaj toke

Merr një grusht e shtrydhe fort

Pika gjaku do kullojë

Luftën e madhe tregon’

Nuk ka më bukur se nga sheshi historik dhe kulturor i Pilurit, kështjellës së pamposhtur të patriotizmit, të nis nderimet e të gjithë atdhetarëve të shquar të Labërisë, të cilët 100 vite më parë, me Luftën e Vlorës, shkruan me trimërinë dhe burrërinë e tyre historinë më të lavdishme të kombit tonë.

Në mirënjohje dhe vlerësim për kontributin e shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë, tërësisë territoriale dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920, pata kënaqësinë të nderoj gjashtë Kapedanët e Bregut, Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj.

Në kronikën e ndritur të popullit shqiptar nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë, dëshmorët dhe kapedanët e tyre! Geni i shquar i bijve të Himarës i bën nder identitetit tonë kombëtar.

Lajme te ngjashme