Home Aktualitet Mbreti Canute dhe Batica e Virusit

Mbreti Canute dhe Batica e Virusit

nga Editor

NGA DRITAN SHANO

6 muaj pasi bllokimit, izolimit të botës sipas një koreografie politike të pandodhur kurrë më parë, jo vetëm OBSh, por edhe institucione të tjera po këmbëngulin që mjetet kryesore të mposhtjes së virusit janë: Higjiena, Distancimi dhe Maska.

Me thënë të drejtën të trija këto “gjetje” që i kanë shkaktuar njerëzve triliona dollarë humbje dhe dëme të pallogaritshme sociale e psikologjike të pashfaqura ende, mua personalisht m’i thoshte gjyshja kur isha fëmijë: Laji duart, Mos i teshti njerëzve në surrat dhe Mbaj Shami.

Dhe fjala e gjyshes ishte ligj për mua.

Me poshtë është një shkrim mjaft ilustrues i zotit Jeffrey Tucker, autor dhe Drejtor Editorial i AIER – Instituti Amerikan i Kërkimit Ekonomik, të cilit i morra leje ta përktheja në shqip. Ju ftoj në një lexim të këndshëm …

Mbreti Canute dhe Batica e Virusit

Nëntëqind vjet më parë, historiani anglez Henry i Huntingdonit shkruajti një histori të vjetër anglo-saksone të mbretit Canute, i cili hipi në fronin e Anglisë në 1016. Historia shpaloste një arrogancë të tmerrshme. Ajo ushtoi fort në këtë tokën ku po farkëtohej gradualisht ideja e qeverisë së kufizuar dhe të drejtave të njeriut.

Mbreti Canute këmbënguli që froni i tij të çohej në breg të oqeanit, ku më pas ai e urdhëroi baticën që të mos ngrihej. Por ajo u ngrit, ashtu duke i mbuluar këmbët, e duke filluar të gëlltisë karrigen. Oborrtarët nxituan ta tërheqin Mbretin në stere. Mbreti u çua dhe shpalli si vijon: “Le ta dinë të gjithë se sa e zbrazët dhe e pavlerë është fuqia e mbretërve, sepse askush nuk është i denjë për emrin, përveç Atij që qielli, toka dhe deti i binden sipas ligjeve të përjetshme.”

Mbreti Canute e vari kurorën e tij dhe nuk e vuri më.

Në veprimin e Mbretit ndeshim përulësi politike. Ndërsa të gjithë presim, ditë pas dite, dhe ndoshta më kot, që qeveritarët dhe zyrtarët e shëndetit publik që të kërkojnë falje për bllokimet e tyre të mbrapshta dhe shkatërruese që nuk kanë bërë asgjë për të kontrolluar baticën e virusit, shembulli i King Canute do duhet të ishte një frymëzim për ta.

Thënë këtë, historianët e mëvonshëm demonstruan se miti Mbretit Canute i shërbeu një qëllimi pak më të thellë. Në një interpretim pak më të mirë, Mbretit i kishte ardhur në majë të hundës të ishte i rrethuar nga lajkatarë dhe oborrtarë dhe njerëz që imagjinonin se fuqia e fronit ishte më e madhe se ajo e Zotit. Qëllimi i zhvendosjes së fronit në det ishte t’i tregonte zvarranikëve të Oborrit se ata gaboheshin. Ka disa gjëra që qeveria nuk mund t’i bëjë, ndër të cilat janë të komandojë elementet e natyrës, ndër të cilat mund të përfshijmë edhe virusin.

Kështu, që në fillim veprimet e Mbretit mbartnin përulësi të jashtëzakonshme. Ai e dinte që deti do të ngrihet. Ai po i jepte një mësim Oborrtarëve të vet, të cilën më pas shpresonte të përhapej anembanë mbretërise: ka kufij që qeveria nuk mund t’i arrijë duke nxjerrë dekrete. Një qeveri duhet të përkulet para natyrës dhe Zotit të natyrës si mjeshtrat e vërtetë të universit. Respektimi i asaj që nuk mund të kontrolloni është fillimi i mençurisë, atëherë dhe tani, qoftë për mbretërit, presidentët, kryeministrat ose zyrtarët e shëndetit publik.

Virusi është çështje individuale. Siç thoshin mediat e një gjysmë shekulli më parë, sa herë që vjen ndonjë virus, nëse sëmuresh, vizitohu tek mjeku. Nëse jeni veçanërisht i prekshëm dhe mund të humbni jetën nga virusi, izoloni veten. Mbi të gjitha, mos u frikësoni. Lëreni shoqërinë të ecë përpara në qetësi dhe normalitet. Mos lejoni që ndokush të imagjinojë se është i aftë të komandojë baticën. Kjo ishte mënyra sesi New York Times raportonte në 1952, 1957, 1968, 2006, por më pas gjërat filluan të ndryshojnë derisa arritëm në vitin 2020, kur me qëllim të krijimit të frikës së publikut u kthye në një taktikë për të konkurruar në epokën e re të aplikacioneve 24/7 ku bazohet konsumi i lajmeve.

Rezultati: politikanët në të gjithë Amerikën dhe botën, nga frika e pasojave të thënë të vërtetën, tërhoqën fronet e tyre në buzë të ujit dhe filluan të lëshojnë komanda. Ne nuk mund të shihnim ndërsa deti xixëllues prekte këmbët e tyre, por ne kemi në dorë të dhëna pafund, të cilat duken pak si batica e zbatica, asnjë prej të cilave nuk ka asnjë lidhje me mandatet, mbylljet, karantinat, kufizimin e udhëtimeve, ose kufijtë sesa njerës mund të mblidhen bashkë, të gjitha të vendosura nga duart e tyre të fuqishme.

Është e njëjta gjë, vend pas vendi, shtet pas shteti. Pavarësisht kur ato u mbyllen apo u hapen, virusi përfundimisht arrin atje, infekton shumë njerëz, merr kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët; më pas sistemet imune përthithin patogjenin, dhe virusi dobësohet deri në pikën sa zëre se nuk ekziston. Baticë dhe zbaticë, si uji i detit. Dhe baticave nuk ja ndjen asfare për fuqinë e princave.

Dyshoj seriozisht se pushtetarët tanë arrogantë synojnë të na japin mësimin që Mbreti Canute u dha nënshtetasve të e tij. E megjithatë, mësime na kanë dhënë. Në vitin 2006, epidemiologu i madh Donald Henderson paralajmëroi se nëse qeveritë do ndiqnin masa shtrënguese për të kontrolluar një virus, rezultati do të ishte një “humbje e besimit tek qeveri për të menaxhuar krizën”.

Nënshtetasit e Mbretit Canute i kuptuan kufijtë e pushtetit shtetëror. Edhe ne duhet t’i mësojmë.

“Le ta dinë të gjithë se sa e zbrazët dhe e pavlerë është fuqia e mbretërve, sepse askush nuk është i denjë për emrin, përveç Atij që qielli, toka dhe deti i binden sipas ligjeve të përjetshme.”

Lajme te ngjashme