Presidenti Donald Trump i ka dhënë lamtumirën “shokut të tij më të mirë” dhe vëllait më të vogël, pas ai vdiq në moshën 71 vjeçare.
“Me zemër të vrarë ju njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte,” tha ai në një deklaratë të shtunën.
Presidenti e vizitoi vëllanë e tij në spital në Neë York një ditë para vdekjes së tij, duke u thënë gazetarëve: “Ai po kalon një moment të vështirë”.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Robert Trump
Një numër mediash amerikane thanë se ai ishte sëmurë rëndë.
“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”, tha Donald Trump në një deklaratë të shtunën. “Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë.”
Erik, djali i presidentit Trump, e përshkroi xhaxhanë e tij si një “njeri të jashtëzakonshëm, të fortë, i sjellshëm dhe besnik”.
“Ai do t’i mungojë shumë të gjithë familjes sonë,” shkroi ai në Twitter.

Roberti ishte më i vogli i pesë fëmijëve të Fredi dhe Mary Anne Trump dhe lindi dy vjet pas vëllait të tij Donald. Më i madhi i fëmijëve, Fred Junior, vdiq në 1981.