Home Aktualitet Polonia mbyll fluturimet me Shqipërinë, shkak dalja nga kontrolli e situatës COVID19

Polonia mbyll fluturimet me Shqipërinë, shkak dalja nga kontrolli e situatës COVID19

nga Editor

Një tjetër shtet i ka mbyllur portat shtetit shqiptar për shkak të situatës së koronavirusit. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se Polonia ka vendosur që të mbyllë fluturimet me Shqipërinë, ndërsa sqaron se vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë.

Po ashtu bën me dije se detaje të tjera për udhëtarët do të njoftohen në orët në vijim. Mbetet e paqartë kur janë fluturimet e radhës që do të kthejnë pasagjerët shqiptarë.

Njoftimi: -Polonia ka njoftuar sot në darkë mbylljen e fluturimeve të rregullta me Shqipërinë. Vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë. -Pasagjerët e sotëm do të kthehen me fluturimet e radhës, njofton kompania ajrore Lot Airlines. Në postimin tjetër, detajet.

Në një njoftim të dytë, publikon listën e rregullave për qytetarët që mund të udhëtojnë drejt shtetit polak, të cilët duhet të dokumente të rregullta, leje qëndrimi, leje pune, të jenë drejtues të misioneve diplomatike apo persona që e vërtetojnë se janë studentë.

Njoftimi i plotë: Në vëmendje të pasagjerëve që kanë prenotuar bileta për në Poloni

Pas njoftimit për ndalimin e qytetarëve shqiptarë drejt territorit të këtij vendi, Lot Airlines ka dërguar listën e rregullave për qytetarët/rezidentët të cilët do të mund të udhëtojnë drejt shtetit polak:

1.Persona që janë të martuar ose janë fëmijë të një qytetari në Republikën e Polonisë, ose janë në kujdes të vazhdueshëm të një qytetari në këtë vend; 2. Persona që kanë Kartën Polake (Karta Polaka) dhe persona të huaj të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme brenda territorit të vendit.

3.Persona të cilët janë të pajisur me leje pune në Poloni; 4. Drejtues të misioneve diplomatike brenda shtetit polak; 5. Persona që janë studentë në Republikën e Polonisë, të cilët duhet të pajisen me një dokument që e vërteton këtë gjë, e më pas do t’i dorëzohet Policisë Kufitare.

Të gjithë pasagjerët të cilët nuk arritën të hynin sot në Poloni, do të vijnë drejt TIA me anë të fluturimit shtesë. Për çdo paqartësi, këto janë mënyrat e komunikimit me zyrat qendrore të LOT Airlines: Email: Ops.pax@lot.pl. Pax WAW; mob. +48536363098

Lajme te ngjashme