Home Aktualitet Flamur Noka: Kriza në Kakavijë është turp për shtetin tonë. Rama kujtohet për emigrantët vetëm për zgjedhje

Flamur Noka: Kriza në Kakavijë është turp për shtetin tonë. Rama kujtohet për emigrantët vetëm për zgjedhje

nga Editor

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Ndoka shprehet se nëse do të ishte ditë zgjedhjesh, qeveria “Rama” do kishte shkuar t’ua paguante vetë shpenzimet e udhëtimit emigrantëve të bllokuar në kufi. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se Edi Rama kujtohet për emigrantët vetëm ditën e votimeve, ndaj dhe sot as që do t’ja dijë se çfarë po ndodhë në Kakavijë.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës në Facebook:

Ajo qe po ndodh me shqiptaret ne pikat e kalimit kufitar me Greqine eshte nje turp per shtetin shqiptar. Kush kerkon te shoh ne 3D fytyren e vertete te ketij pushteti shikojeni aty ..Mijera shqiptare qe punojne e jetojne ne shtetin fqinj trajtohen si skllevrit e dikurshem shkretetirave.Prej ditesh jane lene ne meshire te fatit e te braktisur…
Nje shtet normal minimalisht do ndermerrte keto hapa urgjente:

1-Ministri jashtem te kerkonte urgjent takim me homologun e tij dhe ti jepej zgjidhje situates…
2- Ministrja e Mbrojtjes te atashohej aty se bashku me shtabin e Emergjencave Civile dhe :
a)Ne cdo kilometer te ngrihen tenda ku te mundesohet te furnizohen me ndihma ushqimore dhe uje apo te cdo lloji tjeter ndihme sipas nevojave qytetaret ..
b)Te atashohej staf mjekesor i mjaftueshem 24 ore ne 24 per tu asistuar qytetaret per cdo nevoje..
c)Te ngrihen tenda ku te krijohen kushte te kalojne netet qytetaret e jo te lihen te flejne si skllevrit dikur te rrotat e qerreve..
d)Ne cdo kilometer te vendoseshin banjo portative per tju mundesuar qe qytetaret te kene mundesi te lahen apo te kryejn nevojat e tyre personale e jo te detyrohen te shkojne ferrave e shkurreve.Aty ka gra, femije e te moshuar e te semure..
Zhdukja e Ministrit Jashtem ne detyre ,,vajtja e Ministres Mbrojtjes , minstrja pergjegjese per emergjencat civile sa per te thene se isha eshte tallese e fyese e poshteruese..Zonja ministre per turp nuk denjoi as te prishte pushimet por mjaftoj vetem me nje shkeputje 5 minuta me helikopter per te bere show e per tu rikthyer perseri ne luxin e pushimeve te saj..Kjo eshte me shume se poshtruese. Eshte kriminale ..
Po te ishte dite zgjedhjesh do e shifnit Rilindjen qe nga kryeministri e deri te me i fundit rilindas duke u marre per tju ju krijuar lehtesira kalimi, duke ju siguriar autobus e mjete tjera dhe nafte me bollek per udhetim,,Do i shifnit se do ju siguronin ushqime e nevoja te tjera pa fund e do ju jepnin edhe para ne dore. Nuk jemi ne zgjedhje. Ndaj sjua ndjen. Se Rilindja vetem nje dite bën sikur i don shqiptaret. Vetem diten e zgjedhjeve. pastaj 4 vjet sja ndjen per to. Ndaj kjo situate duhet te vleje per reflekton tek cdo shqiptar .Largimi i kesaj klike eshte zgjidhja qe neser shqiptaret te kene qeverine e sherbimin e sherbesave ndaj tyre, ndaj kushtetutes,,ligjit e ndaj vendit

Lajme te ngjashme