Home Aktualitet Panariti: Qeveria e ka kthyer vendin në “kurth” për qytetarët e saj

Panariti: Qeveria e ka kthyer vendin në “kurth” për qytetarët e saj

nga Editor

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për radhët në Kakavijë duke e cilësuar si situatë të krijuar nga cinizmi dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, që e kanë kthyer vendin në ‘kurth’ për qytetarët.

Panariti shkruan se radhët në kufi vijnë si pasojë e izolimit nga Europa duke e kthyer vendin në një batërdi si nga ana ekonomike, shëndetësore dhe psikologjike.

Ta kthesh vendin në një “kurth” për qytetarët dhe t’i akuzosh ata për këtë, është kryevepra e cinizmit dhe e papërgjegjshmërisë!

Se mos është vetëm pandemia që po i mban shqiptarët të zënë në kurth!
Të rreshtuar në radhët kilometrike të Kakavijës!

Ajo është vetëm kryesimptoma e një izolimi dhe segregimi shumë më kompleks.

Izolimi nga Evropa dhe përplasja e dyerve të saj para nesh është rrënja e këtij kurthi që e ka sjellë vendin në këtë gjendje! Në një batërdi…!

Batërdi, ekonomike, financiare, territoriale, demografike, shëndetësore, psikologjike..

Vendi një kurth për njerëzit! Pandemonium në pandemi! Nuk ka ku të shkojë më keq“, shkruan Panariti.

Lajme te ngjashme