Home Aktualitet Ngjarje e rëndë në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

Ngjarje e rëndë në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

nga Editor

KAKAVIJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetarë të sëmurë ka përplasur një fëmijë.

Më tej bëhet me dije se përplasja për fëmijën ka qenë fatale, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 14-vjeçare. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia. 

Ndërkohë situata në Kakavijë vijon e rëndohet, pasi radha e makianve vetëm shtohet. Nuk dihet ende sa do zgjasë kjo situatë, pasi pala greke sot punon me staf të reduktuar për shkak të festës së “Shën Mërisë”. 

Lajme te ngjashme