Home Aktualitet Mjeku Ilir Allkja: Koha po numërohet mbrapsht , z. Beqaj ! Ju lumtë z. Beqaj, falë jush jemi këtu !

Mjeku Ilir Allkja: Koha po numërohet mbrapsht , z. Beqaj ! Ju lumtë z. Beqaj, falë jush jemi këtu !

nga Editor

Nga mjeku Ilir Beqaj

Ilir Beqaj, ministri më i akuzuar për korrupsion i gjithë kohërave, varrmihësi i parave publike të sistemit shëndetësor, sot bën avokatin e djallit !

Koncesionet më të kontestuara me vlerë prej miliona eurosh të ish-ministrit të Shëndetësisë kanë bërë objekt i akuzave më të rënda të bëra ndonjëherë ndaj ndonjë ministri, megjithatë ti z. Beqaj je i virgjër, tejet i ndershëm !

Falë konçensionit të Check-up zoti Beqaj mjekët e familjes u mënjanuan nga puna e tyre në shërbim dhe në mbrojtje të shendetit të komunitetit dhe u vunë në shërbim të Vilma Nushit!
Ju i detyruat me anë të kontratave të paligjshme , me anë të penaliteteve absurde të punojnë për një kompani private, në dëm të marrëdhënies së shenjtë mjek-pacient !

Falë “punës tënde të çmuar” në shërbim të parasë kostot ekonomike në shëndetësiu rritën kacafiu, sot taksapaguesit , në shqiptarët e varfër paguajmë për një set kirurgjikal deri 90 euro ndërkohë që kostoja kostoja oshte më pak se sa 3 euro.

Më tej në reagim ti z. Ilir Beqaj do që të bindësh shqiptarët se rilindja bëri Shqipërinë me maternitete, ndërsa brigjet e saj me det, ndërsa malet e saj me pyje ( ndoshta do falenderosh Taulantin)!

Ti z.Beqaj shkon deri aty sa deklaron se shërbimi urgjencës mjekësore u shpik në vitin 2014, ndërsa dielli lindi për herë të dytë në vendin tonë kur Edi Rama u bë kryeministër! Dhe bën shumë mirë, sepse shqiptarët duhet ta dinë, me mirënjohje, pse jo!

Madje sot që shqiptarët, po dergjen e po digjen nga ethet nëpër spitalet apo shtëpitë e tyre, të kuptojnë më së miri, madje të urojnë z. Beqaj ! (Ti je i sigurtë, besoj, apo jo??)

Zoti Beqaj, ke harruar t’i veshësh organizatës tënde (rilindjes) shpikjen e elektricitetit, po po, ju shpikët veç tij edhe llampën, ju jeni novatorë të paparë!
Shqiptarët e dinë mirë që Intech + dha goxha impulse për këtë , është merita juaj z. ish-ministër, urime !

Ndoshta edhe llogaritjen e dënimit nuk mund ta bëjmë NE POPULLI, sepse prokuroria, vegla juaj qorre por e dashur akoma spo na e thotë se sa dëm shkaktuat ju kundër shqiptarëve të varfër!

Koha po numërohet mbrapsht , z. Beqaj !

Lajme te ngjashme