Home Aktualitet Shehu: Rama shkatërroi marrëveshjen për kufirin detar dhe marrëdhëniet diplomatike me Greqinë

Shehu: Rama shkatërroi marrëveshjen për kufirin detar dhe marrëdhëniet diplomatike me Greqinë

nga Editor

Radhët në Kakavijë, ish-deputeti i Gjirokastrës: Qeveria shqiptare të organizojë testime në kufi në bashkëpunim me Greqinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Qarkunh e Gjirokastrës Tritan Shehu denoncoi situatën shqetësuaese që po kalojnë në këto orët e fundit qytetarët shqiptarë që presin prej ditësh të kalojnë në territorin grek.

Në cilësinë edhe të ish-ministrit të Shëndetësisë, Shehu thekson se zgjidhja e vetme për eliminimin e radhëve kilometrike në Kakavijë është që Qeveria shqiptare të organizojë testime në kufi në bashkëpunim me Greqinë, pasi siç thotë ai, pala greke në kufi bën më shumë testime të shqiptarëve në ditë se sa bëhen në Shqipëri.

“Radhët e gjata tragjike, pasojë e izolimit të Shqipërisë, si “delja e zezë Covid” në Europë. Rama kaloi me indiferentizëm pranë qytetarëve. Pala greke në kufi bën më shumë testime të shqiptarëve në ditë se sa bëhen në Shqipëri. Qeveria shqiptare të organizojë testime në kufi në bashkëpunim me Greqinë. Kështu mund të hapen edhe pikat e tjera të kalimit”, shprehet Tritan Shehu.

Gjatë intervistës së tij dhënë për “Syri Tv”, ish-deputeti i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama si shkatërruesin jo vetëm të marrëveshjes detare, por edhe të shkatërrimit të marrëdhënieve me Greqinë. Sipas tij, marrëveshja e delitimimit të kufirit detar me Greqinë që u firmos mes dy vendeve në vitin 2009 ishte marrëveshja më e mirë e mundshme. Sipas tij, Rama me marrëveshjen që po tenton të bëjë aktualisht, po i jeq Greqisë dyfishin e territorit detar që u kërkua 11 vite më parë.

“Rama shkatërroi marrëveshjen detare me Greqinë dhe marrëdhëniet me atë. Marrëveshja e 2009-ës ishte më e mira e mundshme. Ministri i Jashtëm i Greqisë aktualisht ka folur për 12 milje në vend të 6 të 2009-ës. Është iluzion që Rama në “ikje” mund të bëjë tani një marrëveshje të tillë. Kjo tashmë i takon Qeverisë së ardhshme Demokratike”, deklaroi Tritan Shehu.

Lajme te ngjashme