Atletja shqiptare, Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Katar. Gega garon në disiplinën 3000 metra me pengesa.
Në garën e së premtes shqiptarja ka arritur të renditet e pesta me kohën 9 minuta, 28 sekonda e 32 të qinda, duke i mundësuar asaj të që kalonte në finale.
Gegën e ndajnë vetëm dy ditë nga finalja, e cila do të mbahet më datë 30 shtator në orën 20:50.