Home Aktualitet Shkon në 3 numri i të arrestuarve në Elbasan, i vihen prangat dhe kunatit të Xhuljano Hoxhës

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në Elbasan, i vihen prangat dhe kunatit të Xhuljano Hoxhës

nga Editor

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në Elbasan, si të dyshuar për ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, veçanërisht për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.

Mësohet se pas të rinjve Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha, është vënë sot në pranga edhe kunati i këtij të fundit, Erjon Shehu.

Shehu është i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e 29 korrikut, teksa burimet bëjnë me dije se pas një kontrolli në banesën e tij iu gjetën dhe një sasi municionesh. Përveç vrasjes së Runajt, Shehu dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se i riu Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që ishte mik me Emiljano Ramazanin, i cili u vra po ashtu në një atentat të pak javëve më parë në qytet.

Lajme te ngjashme