Home Aktualitet I prekur me Covid, i riu hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë në vend

I prekur me Covid, i riu hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë në vend

nga Editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, ku një i ri është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se 29 vjeçari ka qenë i prekur me Covid, ndërsa nuk dihet se cila ka qenë gjendja e tij.

Policia nuk e specifikon se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë të riun të kryejë aktin ekstrem, ndërsa deklaron se po kryhen hetimet për rastin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetsi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku situata në të dy spitalet Covid 1 dhe 2 është mjaft shqetësuese, me kapacitetet që tashmë po shkojnë drejt ezaurimit të plotë. Gjatë ditës së djeshme Fax news siguroi dëshminë e një personi të shtruar tre ditë më parë, i cili u tregonte të bijave të tij, se nuk i bënin asnjë gjë mjekët, dhe se askush nuk i përgjigjej për shqetësimet që kishte.

Lajme te ngjashme