Home Aktualitet Salianji: Zgjedhjet lokale do përsëriten! Ndarja në 4 rajone, për të përqëndruar pushtetin në 4 duar

Salianji: Zgjedhjet lokale do përsëriten! Ndarja në 4 rajone, për të përqëndruar pushtetin në 4 duar

nga Editor

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur me skype për Fax News pasditen e sotme në lidhje me aktualitetit në vend, ndërsa ka përmendur çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me ekonominë, koronavirusin, diplomacinë dhe qeverisjen.

Salianji tha se Rama ka dalë hapur kundër ndërkombëtarëve ndërsa ludhur me procesin e integrimit, pohoi se jemi pas secilit vend përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

“Nga një njeri që e donte BE dhe SHBA që i thërriste gjithmonë për ndihmë, Rama ka marrë rolin e sovranistit që kundërshton diplomatët. Kjo tregon degradimin e tij. Kanë qenë një frikë e madhe që ene e kemi paralajmëruar, ku pavarësisht problematikave të mëdha që ka pasur Maqedonia e Veriut, që nuk janë pak, ka kaluar Shqipërinë dhe kemi mbetur zyrtarisht të fundit në Rajon. Negociatat i ka hapur Mali i Zi dhe Serbia vite më parë, ka mbetur Kosova që është shetet i ri. Ndërkohë që Shqipëria që duhej të ishte e para është e fundit”.

Salianji tha gjatë intervistës me gazetaren e Fax News, Rovena Neziri, se Rama ka sulmuar marrëveshjen e 5 qershorit pavarësisht se ishte firmosur edhe nga ambasadorët e huaj të  vendeve të rëndësishme, ndërsa akuzoi qeverinë se po degradon institucionet dhe se për 8 vite nuk është ndëshkuar askush në rang ministrash,deputetësh dhe drejtorësh.

“Ka 8 vite nuk ndëshkohet asnjë ministër, drejtor, deputet. Nuk ka reforma në forcimin e institucione, nuk ka ndëshkim të krimit elektoral. Klima politike edhe punën e Këshillit Politik, Edi Rama e ndryshoi pavarësisht se ishte firmosur marrëveshja ga SHBA dhe BE. Nuk ka skandale më të mëdha se sa Shqipëria, qeveria e vendit po i degracion institucionet e shtetit dhe po e çon keq e më keq situatën në Shqipëri.”.

Për ndarjen e vendit në 4 rajone, Salianji tha se bëhet për të përqëndruar pushtetin dhe fondet vetëm në 4 duar, ndërsa shtoi se një gjë e tillë  mund të bëhet vetëm me referendum duke marrë mendimin e qytetarëve.

“Partia shtet ka bërë një ndarje në katër rajone dhe zona elektorale, institucionet e rëndësishme janë grumbulluar. Rama mund të bëjë një përgatitje apo tentativë për të kaluar një çmenduri tjetër. Reforma Territoriale deri më sot ka dështuar, nuk mund të ndryshohet pa mendimin e banorëve me referendum. Rajonet bëhen për të përqëndruar pushtetin dhe fondet në 4 duar. Reforma Territoriale kur u propagandua ishte se do ulnin punonjësit, do rriteshin pagat dhe efikasitetit, ndërkohë që ka ndodhur krejt e kundërta. U janë larguar qendrat e shërbimeve, janë shtuar punonjësit. Është një abuzim dhe dhunë tjetër që ju bëhet qytetarëve pa marrë mendimin e tyre”.

Sipas ish-deputetit demokrat, zgjedhjet lokale pas ligjshmërisë së pakundërshtueshme të dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të bëhen në një kohë sa më të afërt. Për hapjen e listave, ai ritheksoi qëndrimin e PD-së për 100% të tyre, ndërsa çështjen e koalicioneve e zbërthen si një mision të Ramës nga frika që ka ndërsa ka përmendur edhe rënien e tij në sondazhe.

“Zgjedhjet lokale do të përsëriten që në momentin më të parë, ato kanë rënë së pari me dekretin e presidentit dhe ligjshmëria e tij që tashmë nuk vihet në diskutim. Bëhet ndarja në 4 rajone sepse do ta përqëndrojë pushtetin në 4 duar, si në projektet rajonale apo ato të BE-së.

Hapjen e listave ne e kemi kërkuar para PS-së, të hapen 100%. Shqipëria ka dy palë, opozitën dhe mazhorancën, dhe duhet të përballen me njëra-tjetrën, por ai ka frikë ta bëjë këtë dhe bën akrobacira. Nuk ka sondazh që PS nuk del katastrofë dhe Edi Rama”.

Lajme te ngjashme