Home Aktualitet Ekuacioni i mbrapshtë

Ekuacioni i mbrapshtë

nga Editor

NGA KLODIAN TOMORRI

Ekonomia boterore do te humbase 21 trilone dollare prodhim vetem ne 2020-en si pasoje e Covidit. Kjo eshte te fshish te gjithe GDP-ne e SHBA-ve me nje te rene.

Qeverite e botes kane vleresohet se kane marre mbi 7 trilione dollare borxh te ri publik per kete vit duke rritur deficitet fiskale ne nivele te pashenuara me pare per te zbutur krizen ekonomike qe shkaktoi pandemia .

Por pavaresisht ketyre humbjeve te tmerrshme, e gjithe bota po shpenzon vetem 10 miliarde dollare per te gjetur kuren apo vaksinen e virusit.

Politikanet dhe qeverite kombetare e kane gjetur armikun per deshtimin. Te gjithe sulmojne OBSH-ne. Ne fakt, fajet dhe gabimet e OBSH-se ne menaxhimin e krizes jane te pafundme. Por fatkeqesisht ajo nuk eshte mekatarja e vetme.

Bota ka nevoje per udheheqje. Kur ti humbet 21 trilione dollare ne nje vit, nuk mund te shpenzosh vetem 10 miliarde dollare para publike per te gjetur zgjidhjen.

Nje nga tezat me te gabuara qe perhapet qellimisht eshte se fajin per krizen ekonomike e pati karantina. Por nuk eshte fare keshtu. Kur ka krize globale te shendetit publik, ekonomia shkon automatikisht ne krize, pavaresisht nese qeverite vendosin ose jo kufizime ekonomike.

Suedia nuk u mbyll fare. Por ne tremujorin e dyte ekonomia suedeze u tkurr me 8.3 per qind. Ne SHBA, humbjet me te medha ekonomike nuk vijne nga mbyllja. Por per shkak se njerezit kane frike t’i rikthehen jetes normale. Nuk shkojne ne restorante, nuk shkojne ne pune, nuk shpenzojne para si me pare etj.

Ekspertet perllogarisin se minimalisht bota duhet te kishte akorduar 200 miliarde dollare vetem per vaksinen. Sigurisht qe nje pjese e ketyre parave do te shperdoroheshin. Sigurisht qe shume nga vaksinat kandidate do te deshtonin. Por nese ti financon 20 vaksina kandidate, ka 90 per qind probabilitet qe njera prej tyre te kete sukses.

Keta po marrin borxh, ne emer te krizes shendesore, por nuk shpenzojne para per sektorin e shendetesise.

Lajme te ngjashme