Home Aktualitet ADN-ja e viktimës e nxorri zbuluar ekzekutorin

ADN-ja e viktimës e nxorri zbuluar ekzekutorin

nga Editor

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Regis Runajt në Elbasan. Mësohet se në momentin që ndodhi vrasja, viktima ishte duke udhëtuar me motor me Xhuljano Hoxhën.

Gjatë udhëtimit, teksa po afroheshin në varrezat e qytetit, ky i fundit i ka kërkuar viktimës që ulte shpejtësinë e mjetit. Më pas Hoxha ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka qëlluar pas shpine atë. Ndonëse, autori e lau motorin në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës u gjetën aty. Kështu vrasësi është “tradhtuar” nga ADN e viktimës.

Dy ditë më parë, Policia e Elbasanit arrestoi dy autorët kryesorë të vrasjes së Regis Runajt, të cilët janë Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili.

Lajme te ngjashme