Home Aktualitet RENEA kontroll blic, kapet 52-vjeçari i hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit

RENEA kontroll blic, kapet 52-vjeçari i hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit

nga Editor

Në kulmin e sezonin turistik, hotel ”Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit, shumë i frekuentuar nga turistët u sulmua dy herë në 7 ditë me qindra plumba, duke kërcënuan jetën e atyre që ishin rezidentë. Policia e Shtetit, bën me dije se ka vënë në pranga organizatorin dhe bashkëpunëtorët që terrorizuan Pogradecin.

Ilir Berberi u arrestua në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar në pyll. 52-vjeçari akuzohet si organizatori i sulmit me armë dhe është një person me precedent të theksuar kriminal. Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, policia gjeti edhe armë.

Ilir Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Liri i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

Lajme te ngjashme