Home Aktualitet Të shtënat me armë në Lungomare, ish-gjyqtari Alaudin Malaj ngre padi në SPAK ndaj Ardi Veliut: Akuza të qëllimshme, s’është hera e parë që arrestojnë Daniel Zotajn dhe familjarët e mi

Të shtënat me armë në Lungomare, ish-gjyqtari Alaudin Malaj ngre padi në SPAK ndaj Ardi Veliut: Akuza të qëllimshme, s’është hera e parë që arrestojnë Daniel Zotajn dhe familjarët e mi

nga Editor

VLORË- Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar një ditë pas të shtënave me armë zjarri që u raportuan se ndodhën në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht. Ai shprehet se 19-vjeçari është familjari i tij dhe nuk është hera e parë që arrestohen të afërmit e tij.

Ai bën me dije se pas kësaj ngjarjeje ka regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe disa efektivëve të tjerë.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Akuzat mbi këtë ngjarje janë bërë me qëllim nga policia. Nuk është hera ëe parë që Daniel Zotaj dhe familjarët e mi arrestohen. Artjon Duka është krimineli më i madh në rdhët e policisë. Këta persona shpërdorojnë detyrën e besuar nga shteti për të dëmtuar familjen time. Kam regjistruar procedim penal në SPAK kundër Ardi Veliut dhe xhandarëve të tij,”- shprehet Malaj ndër të tjera.

Vijon….

Lajme te ngjashme