Paloka i përgjigjet Ballës: Tao i Toyota Yaris duhet të ishte në burg jo duke i treguar Kushtetutën Presidentit

Read Time:1 Minute, 5 Second

Nga Edi PALOKA Tao duhej te ishte sot ne qeli, po nderkohe i tregon Kushtetuten, Presidentit te Republikes … Ne “shtetin” e Rames ku qelbesirat bejne moral dhe kriminelet bejne ligjet ne Parlament, nuk mund te ndodh ndryshe. Taulant Balla, fytyra me perfaqesuese e Rames dhe “rilindjes” , akuzen me te vogel e ka per perdhunim. Emri i numrit dy te “rilindjes” eshte shfaqur ne keto vite nga udhetimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit perdhunues te deputetit “rilindas” ne Kruje; nga kercenimi i punonjesve te policise ne komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashke me drejtorin e policise te deshmitarit te rreme Alizoti ne Fier. E sigurisht “kryebema” e tij eshte “Toyota Yaris” , dosjen e se ciles , ne kundershtim me ligjin, nderhyri per ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda. Per cdo njeren nga keto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por nderkohe i tregon ligjin dhe Kushtetuten shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i “rilindjes” per votime moniste dhe te pergjakura. Rama , nuk mund ta kaloje me palacolleqet dhe palacot e zakonshem pergjigjen qe pritet prej tij per kushtet e Bundestagut. Shqiptaret dhe partneret presin zgjidhjen e krizes dhe sot gjithe pergjegjesia eshte vetem e vetem mbi te.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ndryshime në polici, ja kush ikën dhe kush vjen
Next post Kryemadhi: Ja gabimi që Meta nuk do ma falë deri kur të mbyllë sytë…