Ndryshime në polici, ja kush ikën dhe kush vjen

Read Time:44 Second

Pas shkarkimit të kreut të policisë Rrugore të Tiranës Mitat Tolës, janë larguar edhe dy drejtues të tjerë të policisë. Bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Lezhës dhe të Durrësit. Në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit. Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës. Burime bëjnë me dije se Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara. Largimi i Marës erdhi pas një takimi që Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj zhvilloi ditën sotme në Lezhë me kryetar të Bashkive dhe drejtuesit e drejtorive kryesore në Lezhë. Ky është largimi i parë nga drejtoritë më të rëndësishme, ndërsa pritet që të ketë edhe largime të tjera të drejtuesve. Mara qëndroi në këtë post për një vit e gjysëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kryemadhi: Unë dhe LSI, marrëdhënie shumë të mira me SHBA
Next post Paloka i përgjigjet Ballës: Tao i Toyota Yaris duhet të ishte në burg jo duke i treguar Kushtetutën Presidentit