Home Aktualitet Havzi Nela- Prometeu i fjalës së lirë

Havzi Nela- Prometeu i fjalës së lirë

nga Editor

Kujtes

NGA AZGAN HAKLJA

Teksa po shkruaj këto rreshta për Havzi Nelën, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, mendja me fektiu tek Pashko Vasë Shkodrani, me veprën e tij “E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët që u bë platformë e Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit, tek Lidhja e Pejës e Haxhi Zekës”Me Besa-Besë” që frymëzoi Rilindasin e madh Sami Frashërin për të shkruar veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do të bëhet”.
Krejt natyrshëm gjatë këtij meditimi u ndala tek qëndrestarët e mëdhenj.
Ata burra sypatrembur për të cilët Atdheu, Flamuri Kombëtar, liria, vepra e i rilindasve tanë ishte lejtmotivi i jetës së tyre.
Një nga këta burra heroik eshtë poeti Havzi Nela.
Ai ishte disidenti, heretiku antikonformist, martiri rebel, kauza e të cilit ishte Liria- barazia- drejtësia.
Diktatura komuniste e ekzekutoi barbarisht me 10 gusht të vitit 1988-të.
Havzi Nela ishte poeti i fundit i ekzekutuar nga Perandoria Komuniste.
U ekzekutua pasi kaloi nje kalvar të gjatë në burgjet komuniste, Elbasan, Vlorë, Spaç, Rrëshen, Burrel, Ballsh, Qafë Bari, i denuar dy herë, 15-të vjet në vitin 1967-të pasi kishte kundërshtuar kolektivizimin dhe ndalimin e besimit fetar dhe ishte larguar nga Shqiperia dhe 8-të vjet ridenohet si elemet i rrezikshëm në vitin 1975.
Pas lirimit nga burgu në vitin 1986-të, internohet në fshatin Arren në vitin 1987-të.
Me dt 10 gusht ora 03 Havzi Nela thotë fjalën e fundit.
Varet në qendër të Kukësit dhe lihet ashtu i varur deri në orën 11-të për të terrorizuar qytetarët tek ish agjensia e udhëtarëve.
Me 11-të gusht ora 01 futet në një gropë vertikalisht në vend të një shtylle.
Para tij Neroni shqiptar kishte pushkatuar poetët, Vilsom Blloshmi e Genc Leka si armiq të popullit.
Sabotatorë e agjent të imperializmit.
Ekspertja e aktakuzës së tyre Diana Çuli gëzoi privilegjet e diktaturës si gardiane e saj.
U zgjodh deputete në vitet e demokracisë, madje guxuan ta propozojnë edhe për çmimin “Nobel”, në letërsi.
Ekzekutimi i Havzi Nelës është rast i pashembullt në histori për nga egërsia e simbolika e krimit.
Ai u var në litar pikërisht në vendin ku nuk guxuan të dislokoheshin as armatat e tmerrshme të Hitlerit.
Urrejtja patologjike e Ramiz Alisë, Kristaq Ramës, Nexhmie Hoxhës, Femih Abdiut dhe talebanëve të diktaturës ndaj Havzi Nelës nuk njihte kufi, duke thyer të gjitha kodet zakonore e morale të shqiptarëve, duke sfiduar dhe ligjet e diktaturës.
Ata guxuan që me kufomën e viktimës së tyre të terrorizonin një qytet të tërë.
Terrori me të vdekurin apo nekroterrori është karakteristikë e hordhive barbare, pushtuese otomanë, mongolëve e serbëve.
A nuk vepruan njësoj otomanët me luftëtarët e patriotët e shquar Sefë Kosharja, Adullah Hoxha, Shaban Binaku.
3000 vjet më parë Akili i ktheu kufomën e Hektorit Mbretit Priam dhe madje e përcolli me nderime nga kampi i tij.
2000 vjet më parë Ponc Pilati i lejoi dishepujt e Krishtit ta zbrisnin nga kryqi dhe ta varrosnin.
Kur Kristaq Rama hodhi firmën pa ju dridhur dora për ekzekutimin e Havzi Nelës, nuk mund ta imagjinonte se pak kohë më pas do të përballej në gjygj i akuzuar për një krim ordiner nga i biri, sot kryeminister i Shqipërisë Edi Sulltan Rama.
Havzi Nelën guxuan ta vrasin për fjalën e lirë ata që ligji u njihte të drejtën e faljes dhe të amnistisë.
Klika e frikshme staliniste nuk guxoi ta denonte apo ta ekzekutonte publikisht Eseninin, i cili kishte akuzuar regjimin bolshevik dhe e kishte quajtur revolicionin e tetorit 1917-të që vetë e kishte mbështetur;
“Tetor i egër e mashtrues”.
Sigurisht e zhduku në fshehtësi KGB-ja eksperte e punëve të pista dhe e propagandoi si vetëvrasje.
Sovjeti Suprem i Moskës e denoi duke e derguar në gulag disidentin e madh Aleksandr Solzhenitsyn por nuk guxoi ta vriste.
Kur falangat fanatike frankiste vranë Garsia Lorkën e madh gjenerali fashist Franko i gjykoj me ashpërsi.
Para pak vitesh u nda nga jeta Saharovi Shqiptar Adem Demaçi i identifikuar si armiku me i madh ideologjik i Jugosllavisë Titiste.
Kaloi 28 vjet në burgjet serbe, por as UDB-ja e as Rankoviçi nuk guxuan ta ekzekutojnë.
E ndërsa Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) krahas veprave të tjera të ndritshme i parapriu Qytetrimit Europian me një Kryevepër;
“Heqjen e denimit me vdekje”.
Europës së Helmut Kolit, Shirakut e Andreotit iu deshën 500 vjet të ratifikonin me ligj idenë gjeniale të Prijësit Shqiptar.
Havzi Nela u vra nga egërsia bizantine e kupolës komuniste, e cila poetët shkrimtarët e intelektualët i donte skllevër e sherbëtorë të ideologjisë së saj.
Të njëjtën strategji ndjek sot qeveria bandite e kalifatit të Sulltan Ramës e kodifikuar me emrin Rilindja.
Nëse babai daja dhe etërit komunistë të Ramës e vranë Havzi Nelën në emër të ideologjisë staliniste, Xhonturku Rama po i rivret disidentët dhe po shkatrron institucionet e shtetit e ato të kulturës në emër të një ideologjie neootomane që rrezikon zhbërjen jo vetëm kulturore por dhe etnike e territoriale.
Për interesat e tij utilitare Rama shiti Kauzën Çame, shiti detin, ua dha aeroportim e Vlorës së Ismail Qemalit shpurës së Erdoganit.
Rama ka rënë në rrjetën e trekëndëshit Moskë- Ankara- Athinë.
Së bashku me sivllaun e tij Vuçiç ishte krushk i kurorëzimit të Erdoganit si Sulltan i Ri e Despot i Turqisë.
Tufa me lule e Erdoganit tek Mustafa Qemal Ataturku ishte mesazhi i epilogut të Republikës Demokratike Turke dhe instalimi i pushtetit absolut të tij.
Politika antikomëbtare dhe antipërendimore e Ramës.
Shkatërrimi i sovranitetit të organeve kushtetuese.
Kapja e prokurorisë, shkatrrimi i sistemit gjygjsorë.
Shpallja e opozitës esadiste, kur në fakt ai dhe banda e tij të kujtojnë Haxhi Qamilin janë imitim i filozofisë sunduese të babait të tij shpirtëror Erdoganit, i cili shpalli 2000 gjeneralë dhe guljenistët armiq të popullit dhe po kthen denimin me vdekje.
Shpallja e tij vasal i Binomit Putin- Erdogan tregoi se pikërisht në vitin Jubilar të Heroit Kombëtar të Gjergjit të madh ai kishte si qëllim të vertetë jo nderimin e kësaj figure të ndritur por zhbërjen e veprës së tij dhe të rilindasve.
Aq shumë e urren sa në një aktivitet benjamini i tij Erion Velia ia mbuloi me sofrabez të zi ( ferxhe) shtatoren në Sheshin Skenderbej.
Ky Don Kishot i politikës me atlete Adidas dhe me pature është nxënës i keq i historisë.
Ai shembi Panteonin e Kulturës, Teatrin Kombëtar për të ndërtuar kulla duke kryer krim kushtetues.
Rama në shenjë hakmarrje për bunkierin që e shkatërruan të përsekutuarit e opozita e bashkuar si simbol komunist shembi simbolin kombëtar, ku janë luajtur “Epoka para gjygjit” e kryeveprat e dramaturgjisë Shqiptare.
Ai luajti aktin e fundit të dramës së tij përpara se të bjerë në humnerën e thellë që ka gatuar në të gjithë këto vite të pushtetit të tij.
Ende ka aktivistë të opozitës në procese gjygjsore që shkatërruan bunkierin e ndërtuar pa leje si simbol të diktaturës.
Ende ka të burgosur politikë nga Kukësi i Havzi Nelës të cilët shembën traun e ndërtuar pa leje në Rrugën e Kombit ndërsa kmerët e Ramës shembën Koloseun tonë, Teatrin Kombëtar duke e grabitur pronën publike dhe shembur simbolin e kujtesës historike.
Në këtë pervjetor’ të varjes së disidentit Havzi Nela nga familja biologjike dhe politike e Sulltan Ramës po perifrazoj disa vargje që ai i krijoi me mend, pa patur laps dhe letër duke rimuar me anë të gishtave, botimin e të cilave e bëri të mundur shkrimtari Petrit Palushi.
” Në qelitë e burgut pa ajër e pa dritë
Fryma po më merret m’janë terrue sytë
Po dirgjem i mjerë, mbrohem rroj me shpresë
Jeta m’u rendue deshirë nuk kam të
vdes
Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kabare
Ma sfiliten trupin, zemra s’ndihet fare
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën
Po e pres lirinë si zogu pranverën.
Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Ketu në vatrat tona futi gaz dhe shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do të vdesë.
Këto janë disa nga letrat e tij që ka nxjerrë nga burgu.
Kjo tregon sa shumë e donte poeti jetën, por më shumë donte lirinë.
Ai shprehet solemnisht
” Vdekja për Lirinë nuk më tremb aspak”
I merzitur kur ikën nga Shqipëria shkruan në një copë letër dhe e vendos në një lis;
“Lamtumirë Atdhe i dashur
Po të lë me zemër plasun”.
Me guximin e tij sfidoi regjimin gjakatar të etërve të Edi Ramës, ndërsa sot me veprën e tij sfidon vetë Edi Ramën dhe pushtetin e tij kleptokratik.
Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së tij gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare deklaron;
“Poeti Havzi Nela është kambanë që ende bie për shoqërinë shqiptare
Të mos e degjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë”
Novosejanët e quanin Havziun lisin qëndrestar me rrënjët e të cilit mbrohet lëndina e luleve.
Poeti amerikan Uitman na ka lanë një postulat;
Nuk kam çfarë ti jap kombit tim përveçse fjalës.
Havzi Nela na la testament fjalën e bukur poetike për të cilën bëri sakrificën sublime.
Për fjalën e lirë u martirizua.
Dha gjënë më të shtrenjtë jetën.
Diktatura Komuniste e ekzekutoi pak më shumë se tri dekada më parë në mënyrën më makabre.
Me fjalën e lirë ai sfidoi diktaturën më të egër në Europë.
Jeta e tij ishte mjaft e shkurtër se u këput nga litari i diktaturës, nga gijotina komuniste, por i mjaftoi për ta shkruar emrin në panteonin e historisë kombëtare.
Vepra e tij sot sfidon regjimin despotik të pinjollit të diktaturës komuniste Edi Ramës.
Ajo eshtë apel i ndërgjegjes kombëtare.
Eshtë aktakuza më e rëndë, verdiktin për të cilën duhet ta japë shpejt sovrani popull në zgjedhjet e ardhshme që do ti shndërrojë në referendum kur ti bëjë gjygjin epokës kriminale të Sulltan Rames dhe krimeve të diktaturës komuniste.

Lajme te ngjashme