Home Koment Socialisti: “Ja si shkërmoqet rilindja”

Socialisti: “Ja si shkërmoqet rilindja”

nga Albina Hoxhaj

Nga Telnis Skuqi

Unë ndihem fatlumë që miqtë e mi më të mirë janë socialistë, madje jam i lumtur që ata jetojnë ende në qytetin e Gjirokastrës.

Një ditë më parë kam bashkëbiseduar gjatë me një nga këta. E dua shumë. Është gjirokastritë i vjetër dhe i dhimbset qyteti, por më shumë i dhimbset e ardhmja.

– Miku im! – më tha miku, – Gjirokastra është ndërtuar nga gjirokastritët e pasur për Gjirokastrën.

Sinqerisht e kisha dëgjuar dikur këtë shprehje, por ku e thotë një gjirokastritë 24 karatësh, ashtu siç e njoh unë, i jep shumë vlerë fjalës.

Ai nuk më la të flisja.

– Prit!, – më urdhëroj me mirësjellje, – ende nuk e kam përfunduar mesazhin.

“Ti e di që unë jam socialist, por ku vjen fjala midis bindjes dhe dashurisë, unë zgjedh këtë të fundit”, – tha ai.

“Gjirokastra është e para, sepse nëse dashuron qytetin ke dashuruar familjen. Nuk ka qytet pa familje, ashtu siç nuk ka familje pa qytet”, – shtoi ai.

Për pak çaste mbizotëroj heshtja. Unë kisha nevojë të reflektoja. Më la pa fjalë.

I mençur si gjithmonë, – i thashë vetes.

Miku im e di fare mirë që midis meje dhe qyteti të gurtë fshihet një dashuri e madhe për Gjirokastrën, ashtu siç e di që bota gjirokastritët nuk është mësuar të komandohet nga të tjerët, sidomos nga forcat politike.

– Ky qytet ka nxjerrë dhe do të nxjerrë komandant, jo ushtarë, – më thotë ai, – duke nënkuptuar se gjirokastritët nuk janë pronë e asnjë force politike, por janë pasuri e Gjirokastrës.

Sipas tij, një nga gabimet që ka bërë Partia Socialiste është se qytetin e konsiderojnë bastion të së majtës, ndërsa Partia Demokratike është treguar më elegante në këtë pikë.

“Të thelb gjirokastritët janë të djathtë. Në asnjë vend të botës nuk ka biznesmen të majtë. Harroje! Por demokratët nuk janë treguar të mençur që të nxjerrin një kandidat nga Gjirokastra. Gjithmonë i kanë sjellë nga jashtë, prandaj ka rezultuar humbës”, – më thotë gjirokastriti.

Më tej, miku im më tregon se njëherë ai ka votuar me bindje të plotë gjirokastritin Fatos Beja, pavarësisht se ai kishte lindur në Vlorë.

“Unë kam 30 vite që pres një gjirokastrit të votohet nga gjirokastritët. Të majtët janë populist, ndërsa të djathtët janë karizmatik. Kjo nuk falet. Kështjella e Trojës nuk u pushtua me populizëm, por me dinakëri”, – nënvizon ai.

Miku im, po edhe unë, nuk e dimë saktësisht se si do të paraqitet e kandidatët e djathtë me apo pa lista të hapura, por nëse PD do të fitoj bindshëm, patjetër duhet të hedhi sytë nga Janina (Greqi).

Gjirokastriti më tregon se 20 vite më parë PASOK fitonte bindshëm ndaj çdo rivali, por demokratët grek u treguan të zgjuar. Ata hapën listat dhe futën garën e brendshme brenda partisë. Prej dy dekadash grekët e majtë nuk puthin gjëkundi.

“PD duhet patjetër të aplikoj listat e hapura, nëse dëshiron vërtetë të fitoj, sepse çdo kandidatë merr përtej zgjedhësve të partisë së vet edhe zonën gri, por edhe nga e majta e zhgënjyer”, – thotë i miri im.

Si njohësi i mirë i fushatave parlametare, miku im socialist më tregon sekretet e sfidës.

Sipas tij, Makbule Çeço u sfidua nga dy faktorë: ajo rrahu gjoksin dhe nënvlerësoi qytetarinë gjirokastritët. Qysh prej atij viti Partia Socialiste i largon të konsumuarit përpara se të sfidohen nga elektorati, prandaj fiton rregullisht.

“Socialistët të sfiduarit i largojnë përpara se të sfidohen nga elektorati. Kjo për mua është papërgjegjshmëri. Në vitin 2013, të majtët fituan tre mandate, por asnjeri  prej tyre nuk u rikandidua në 2017. Pse? Sepse ata e dinë që deputetët do të sfidohen nga jugorët, ashtu siç ndodhi midis Çeços dhe Rulit”, – tregon miku im, ndërsa shton: “PD nuk e ka shfrytëzuar këtë dobësi. Nëse e djathta vërtetën dëshiron të fitoj dhe ta kthej qarkun në bastion të tyre, duhet të manifestoj besueshmëri, cilësi morale, politike dhe aftësi të larta drejtuese”.

Përballë këtij realiteti, miku im socialistë, më autorizon ta shkruaj mendimin e tij, por pa i përmendur emrin.

Emri për të është një hiç përpara gjëmës që i ka bërë rilindja qytetit të Gjirokastrës.

“Unë jam një socialist totalisht i zhgënjyer nga rilindja. Sinqerisht nuk dua të paragjykoj ligjshmërinë e 30 qershorin 2019, madje as dinjitetin e individëve që u përfshin. Të mirëkuptohemi qysh në fillim. Flamur Golemi ishte në të drejtën e tij të kandidonte, problemi qëndron tek kupola drejtuese. Partia ime prej 14 vitesh nuk ka nxjerrë një gjirokastritë për të kandiduar. A thua vallë që Gjirokastra nuk ka gjirokastritë?!”, – pyet ai.

Për t’i vënë kapak bashkëbisedimit, miku im më këshillon që nëse vërtetë e djathta e ka ndarë mendjen të sfidoj, atëherë PD urgjentisht duhet të korrigjohet dhe të mos përsërit gabimet e kundërshtarit.

“Gjirokastritët parapëlqejnë kandidatura të sukseshme, jo vetëm për zgjedhjet politike, por edhe në fushat dhe arritjet profesionale! Nëse bëhen këto korrigjime, ju garantoj që të sfiduarit e kanë humbur sfidën qysh në nisje të garës”, – përfundon miku im, njëkohësisht socialist.

Lajme te ngjashme