Home Aktualitet Dorjan Teliti: Bujqësia në ditët më të vështira. Fermerët janë të braktisur nga qeveria. Zero mbështetje për ta në kohë pandemie

Dorjan Teliti: Bujqësia në ditët më të vështira. Fermerët janë të braktisur nga qeveria. Zero mbështetje për ta në kohë pandemie

nga Editor

Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem.

Fermeret po ballafaqohen me kosto tejet te larta dhe te paperballueshme te prodhimit, kosto te rritura mesatarisht me 30% per pjesen derrmuese te produkteve.

Duan te punojne fermeret shqiptare por qeveria nuk i subvencionon. U bene 7 vjet qe ato pak subvencione qe jepen nuk i shkojne drejtpersedrejti fermerit, per te nuk ka asnje qindarke, parate jane vetem per xhepat e nje grushti grumbulluesish te lidhur me deputetet e zonave.

Duan te punojne fermeret shqiptare por perballen me cmimin me te larte te karburantit ne rajon per mekaniken bujqesore, ngrohjen e serave te tyre, etj, cmim ky dy here me i larte se ne Maqedonine e Veriut.

Duan te punojne e te tregtojne produktet e tyre fermeret shqiptare, por shpesh here i hedhin ne kanal, pasi perballen me konkurencen e produkteve te importuara dhe subvencionuara fuqimisht nga vendet e rajonit (vendet e origjines).

Duan te punojne blektoret vendas, por sot mezi arrijne te tregtojne gjysmen e sasise se mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/reduktimin e aktivitetit te hoteleve dhe restoranteve.

Duan te punojne peshkataret, por mungesa e mjeteve financiare dhe e tregut ka shkaktuar renie prej 60% te xhiros te tyre.

Shqiptaret e duan punen, por edhe nje dore u duhet dhene.
Per Partine Demokratike sektori i bujqesise do te jete prioritetet gjate qeverisjes se saj.

Subvencione te drejtperdrejta 100 milione euro/vit per fermeret vendas (20 here me shume sesa jepet sot), 50 milione euro/vit investime te infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, “nipti” i fermerit do te jete karta e tij e identitetit, ulje te cmimit te karburantit pasi te heqim taksen Rama prej 24 leke/liter, permiresimi i zinxhirit te sigurise ushqimore, konkurenca e lire dhe e ndershme, do te jene shtyllat kryesore te shnderrimit te ketij sektori nga mbijetesa e sotme drejt nje sektori qe po e po mbulon kerkesen vendase, por edhe synon te eksportoje drejt vendeve te rajonit e me gjere.

Lajme te ngjashme