Kryemadhi: Unë dhe LSI, marrëdhënie shumë të mira me SHBA

Read Time:1 Minute, 22 Second

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përgënjeshtruar lajmet dhe zërat për një marrëdhënie problematike të LSI me Shtetet e Bashkuara. Duke iu përgjigjur pyetjes së Mustafa Nanos, në emisionin “Provokacia”, Kryemadhi tha se ajo dhe LSI kanë komunikim të vazhdueshëm, konstant dhe shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha institucionet e këtij vendi.

‘Fare, unë kam marrëdhënie shumë të mira me Amerikën.
Është telefonata me Metthew Palmer që e ka bërë të qartë edhe Zëri i Amerikës që ka qenë me 21 shkurt, kur ne kemi djegur mandatet me 20 shkurt, 17 shkurt ka qenë vendimi i grupit të LSI-së dhe me 20 shkurt ne kemi firmosur djegien e mandateve. Ajo çfarë unë dua të them dhe është e rëndësishme, ne me SHBA-të marrëdhëniet i kemi pasur shumë të mira. Edhe si Lëvizje Socialiste për Integrim, kemi qenë në kontakt të herë pas hershëm me Ambasadën Amerikane, me Departamentin e Shtetit, me institucione te tjera, Kongresin, Senatin, për të ndjekur procesin. Dhe mos harroni një gjë, që pavarësisht qëndrimeve dhe preferencave të secilit nga ne, SHBA-të kanë qenë kundër djegies se mandateve, janë kundër bojkotit të zgjedhjeve, jo vetëm SHBA-të por të gjitha institucionet shtetërore sepse e quajnë çështje precedenti. Ne kemi thënë që, le të bëhet dhe kjo një precedent sepse precedent më të madh se një kryeministër të lidhur me krimin dhe me drogën nuk ka dhe kjo është është zgjedhje juaj.
Në fund të ditës, marrëdhënia jonë nuk është as me zyrat konsullore, as me ambasadat, marrëdhënia jonë është me shqiptarët. Ato do të shkojnë të votojnë në fund.’

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shpërthen revolta në Kamëz, banorët e Laknasit protestë para bashkisë
Next post Ndryshime në polici, ja kush ikën dhe kush vjen