Home Aktualitet Meta: Sabri Godo qëndroi në anën e duhur. Populli po kupton pasojat që sjell dhunimi i Kushtetutës

Meta: Sabri Godo qëndroi në anën e duhur. Populli po kupton pasojat që sjell dhunimi i Kushtetutës

nga Editor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar datëlindjen e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Duke renditur virtytet dhe cilësitë e tij, kreu i shtetit thekson se Godo qëndroi gjithmonë në anën e duhur të historisë.

Statusi i plotë:

Sot është ditëlindja e shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Sabri Godo. Na mungojnë sot në veçanti urtësia, toleranca dhe largpamësia e Tij. Gjithmonë qëndroi në anën e duhur të historisë dhe mbrojtjes të interesave kombëtare.

Dha një kontribut madhor në mbrojtje te demokracisë dhe Republikës përmes rolit të Tij krucial si Bashkëkryetar i Komisionit për Kushtetutën që u votua me Referendum në Nëntor 1998. Pas dy dekadash populli ynë po e kupton se sa e rëndësishme është mbrojtja e Kushtetutës dhe se cilat janë pasojat që sjell dhunimi i saj.

Rivendosja e themeleve të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe Llogaridhënies është detyrimi ndaj së ardhmes europiane të vendit por edhe i nderimit të veprës dhe kontributeve të gjithë personaliteteve që do të kishin dashur sot ta shihnin në progres vendin e tyre. Do kthehemi në shina.

Lajme te ngjashme