Raporti i Venecias, Vasili: Faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk ka Venecia që e lan

Read Time:37 Second

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, që iu dorëzua mbrëmjen e sotme Presidencës dhe Parlamentit. Vasili në një postim në Facebook shkruan se zgjedhjet mund t’i gjykojë vetëm OSBE/ODIHR dhe askush tjetër. “Ka vetem nje Gjykate per zgjedhjet,qe eshte OSBE ODIHR! Faqen e zeze te 30 qershorit monist nuk ka Venecia dhe zhake qe e lan”, është ky reagimi i Vasilit. Sot është publikuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama foto me Trump, Kryemadhi: Pjesë e protokollit!
Next post Kryemadhi: Ata që përfituan në 8 vite nga pushteti PD, sot idhtarë të Edi Ramës