Home Aktualitet Kuvendi i ri, Strazimiri citon Fishtën: Mjafton që brenda të mos ketë piça e rrugacë, sallahana e intrigantë…

Kuvendi i ri, Strazimiri citon Fishtën: Mjafton që brenda të mos ketë piça e rrugacë, sallahana e intrigantë…

nga Sonila Osmanaj

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka huazuar At Gjergj Fishtën për të shprehur “dëshirën” e tij për Kuvendin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Mesazhi i Strazimirit

“… mjafton që brenda të mos ketë piça e rrugacë, sallahana e intrigantë…”

“Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar (…) që me botime të veta të vlershme kanë ndriçuar e begatuar letërsinë shqipe, e me të holla e vepra të tjera patriotike janë orvatur për triumfin e lirisë sonë kombëtare.

Së dyti, delegatët duhet të jenë burra të ndershëm e njerëz bese e burrnije.

Së treti, ndër kandidatët thjesht shqiptarë e burra të ndershëm, duhen zgjedhur më të diturit e kuvendarët më të mirë. Zgjedhësi që zgjedh delegatin, deputetin për hir të një partie politike, ai bën një faj të rëndë ndaj kombit.

Burrat e ndershëm do ta shohin vetë se nga është e drejta, do të dinë se nga të mbajnë, MJAFTON QË BRENDA TË MOS KETË PIÇA E RRUGAÇË, SALLAHANA e intrigantë të patur e marre.”

Patër Gjergj Fishta, 1923

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!