Home Aktualitet Syri i Ciklopit, perla turistike e kryeqytetit drejt degradimit të plotë

Syri i Ciklopit, perla turistike e kryeqytetit drejt degradimit të plotë

nga Sonila Osmanaj

“Sot kemi filluar të promovojmë pak zonën, jo vetëm në qendrën e Krrabës por edhe Syrin e Ciklopit. Por edhe aty duhet një rrugë se nuk mund të shkojnë turistët. Këto dy propjekte kryesore janë vëmendja jonë më e madhe për katër vitet e tjera kur vjen puna te Krraba”.

Ky ishte premtimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, teksa kërkonte një mandat të dytë.

Por jo vetëm që nuk ka investuar në Krrabë, por sot Syri i Ciklopit, një vend turistik, është shkatërruar krejtësisht.

Infrastruktura lë për të dëshiruar. Nga Krraba duhen më shumë se një orë në këmbë për të shkuar Syri i Ciklopit në një terren tejet të vështirë.

Syri i Ciklopit është një vend turistik në Shqipëri rreth 4 km nga Qendra e Krrabës, në fshatin e quajtur Skuterrë, në luginën e lumit Erzen por sot është i shkatërruar.

Syri i Ciklopit është një perlë e fshehur në grykën e Krrabës por pamjet që shikoni në video paraqesin shkatqrrimin e lumit.

Inertet qe vijnë nga Hidrocentralet më lart kanë përfunduar në gropën e ujit, duke ndotur ujin që dikur ishte i pastër si kristal.
Institucionet duhet te marrin masa për të mos zhdukur këtë bukuri natyrore.

Ky mbetet një tjetër premtim i pambajtur i kryebashkiakut Veliaj, i cili kujtohet vetëm në kohë fushate. /Ora News

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!