Home Aktualitet Veliaj nuk është infektuar me Covid -19, ka këputur ligamentin – Elio Laze lëshon bombën

Veliaj nuk është infektuar me Covid -19, ka këputur ligamentin – Elio Laze lëshon bombën

nga Sonila Osmanaj

Elio Laze, gazetari investigativ i RTV Ora & Ora News këtë të premte ka dhënë intervistën e tij të parë personale për “Ora Verore”, me gazetarin dhe autorin e emisionit, Ronaldo Sharka.

Teksa flet për karrierën dhe familjen, Sharka nuk mund të mos rrinte pa pyetur Elion lidhur me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj me të cilin gazetari investigativ shpesh ka pasur përplasje për shkak të kronikave që nxjerrin zbuluar Veliaj.

Në vijimin e bisedës për Veliajn, Sharka e pyeti Lazen nëse ky i fundit ka informacione rreth lajmit se Veliaj është infektuar me Covid-19, rreth vërtetësisë së tij, lajm të cilin ky i fundit zgjodhi t’a ndante vetë me ndjekësit e tij online.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, ka bërë një status në rrjetet sociale se është i infektuar me Covid-19, ndërkohë po atë ditë, burimet e mia dhe të disa personave të tjerë, të cilat po të them që nuk janë të konfirmuara por janë burime informacioni, më tregojnë që nuk është infekuar nga Covid-19 por ka këputur ligamentin, për të cilën edhe në këtë rast i uroj shërim të shpejtë, njësoj siç edhe presidenti i Ora News-it i uroi shërim të shpejtë”- u shpreh Elio Laze për “Ora Verore”, për më tepër ndiqni intervistën e plotë.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!