Home Aktualitet Zekthi: Edi Rama ka dështuar në cdo fushë, do të shkatërrohet përfundimisht në fund të mandatit të dytë

Zekthi: Edi Rama ka dështuar në cdo fushë, do të shkatërrohet përfundimisht në fund të mandatit të dytë

nga Sonila Osmanaj

Analisti Fitim Zekthi, duke folur për situatën aktuale politike në vend deklaroi se Edi Rama ka dwshtuar nw cdo fushë, kurse shtoi se do të shkatërrohet përfundimisht në fund të mandatit të dytë.

“Opozita nuk e ka të thjeshtë të thotë të vërtetën. Kjo sepse kemi maxhorancën, por edhe krimin përballë. Ne kemi bërë denoncime të fuqishme. Kemi përballë një regjim. Në regjime të tilla duhet të ndodhë një avari që të kuptohet  maskarallëku. Saimir Tahiri që bënte përditë propagandë, doli se mund tw  ishte i pwrfshirw nw krime droge thjesht nga një përgjim në Itali.

Ministri i Brendshëm ka akuzë zyrtare, që nuk ndodh në Kolumbi e në Meksikë. Atje vriten kryetarë bashkie po, por nuk kanë dalë që të jenë të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Këto qeverisje marrin fund në mandatin e dytë. Qeveria Rama ka dështuar në të gjitha fushat. Do tw shkatwrrohet pwrfundimisht nw mandatin e dytw”, tha Zekthi.

Fitim Zekthi theksoi se politika në shtator do të jetë e ashpër, duke vlerësuar se tashmë në vendin tonë qeverisja e krimi i organizuar janë një zinxhir i pandashëm.

“Nuk do të kemi koalicione para-zgjedhore. Është dicka e re dhe një ide e rrezikshme e Edi Ramës, duke i dalë kundër edhe Amerikës, Bashkimit Europian dhe të aleatëve të tjerë. Rama zgjodhi të ndryshojë Kushtetutën sepse kështu fiton, ndryshe jo. Politika edhe në shtator do  të vijë e ashpër. Unë kam qenë kandidat për deputet dhe një shok gjimnazi më tha se nuk mund ta jap dot votën, për shkak se pronari i firmës ku punonte ishte me maxhorancën. Ne kemi sistem të mbyllur dhe për rrjedhojë edhe lista të mbyllura”, u shpreh Zekthi.

Më tej, Zekthi deklaroi se opozita e bashkuar do të përpilojë një listë të përbashkët në zgjedhje, pasi ekziston një frymë kombëtare e shqiptarëve për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

“Opozita do të jetë në një listë të përbashkët. Ne duhet të bëhemi bashkë, sepse  ekziston një frymë kombëtare kundër Ramës. Njerëzit presin mezi që të ikë Rama nga pushteti. Papunësia është mizarable, ka probleme me rendin publik, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë etj.

Shqiptarët janë lodhur nga papunësia dhe varfëria, duan ndryshimin. Shqiptarët sot duan rrëzimin e Ramës kjo është e sigurt, ndërsa zoti Basha është një alternativë që shqiptarët e duan”, përmbylli Zekthi.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!