Home Aktualitet Fabrika në Skrapar u dogj, Caka: Qeveria të mendojë për gratë dhe vajzat, do rritet më shumë papunësia

Fabrika në Skrapar u dogj, Caka: Qeveria të mendojë për gratë dhe vajzat, do rritet më shumë papunësia

nga Editor

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, përmes një postimi në facebook, i bën thirrje qeverisë që të marrë masa për situatën në Skrapar, aty ku dje u dogj fabrika e këpucëvem, ku ishin punësuar 250 punonjës. ”Për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune”.

Postimi i plotë

Dje për shkak të një incidenti në rrjetin elektrik, u dogj e vetmja fabrikë në Skrapar, ajo e këpucëve. Ky investim u realizua në Skrapar 6 vite më parë, falë bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe kjo fabrikë u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve, kryesisht të grave dhe vajzave.

Fabrika e këpucëve në Skrapar, ka patur një kapacitet prej 250 punonjësish. Në një zonë si Skrapari, ku papunësia është shumë e lartë, shkatërrimi i kësaj Fabrike, është fatalitet i madh. Duke marrë në konsideratë edhe situatën shumë të rëndë të bizneseve për shkak të pandemisë, çështja e papunësisë bëhet akoma më kritike.

Prandaj, për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune.

Lajme te ngjashme