Home Aktualitet Apeli i Presidentit Ilir Meta: Të shmanget katastrofa ekonomike

Apeli i Presidentit Ilir Meta: Të shmanget katastrofa ekonomike

nga Editor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për situatën kritike në të cilën ndodhet biznesi për shkak të pandemisë. Në një shënim në Facebook, Presidenti Meta u bën apel institucioneve të hartojnë një strategji konkrete, e cila të ketë qëllim shmangien e humbjes së vendeve të punës.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19”,- shprehet kreu i shtetit.

Presidentit thotë se katastrofa ekonomike duhet të shmanget. “Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë. Shumë sipërmarrje të vogla nuk kanë mundur t’i mbijetojnë krizës ekonomike që solli pandemia e COVID-19; disa kanë mbyllur aktivitetin dhe disa të tjerë e kanë nxjerrë biznesin për shitje. Në rrugët kryesore të Tiranës, ku më parë vitrinat e dyqaneve ishin të mbushura me mallra…”,- deklaron Presidenti Ilir Meta.

Vitrina e krizës nga COVID-19; bizneset ulin qepenin ose dalin në shitje

Lajme te ngjashme