Vendimi i Bundestagut/Gjosha: Shqipëria duhej të hapte negociatat pa kushte

Read Time:52 Second

Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për Syri TV ka komentuar vendimin e Bundestagut gjerman për Shqipërinë. Sipas ish deputetes së LSI, 9 kushtet gjermane rëndojnë mbi qeverinë. Sa mund të shkëputemi nga Maqedonia? “Shqipëria tashmë është shkëputur. BE i bën gjërat pa lënduar shumë palët, pa u thënë qytetarëve se jeni hapa pas. E bën këtë pasi ka mbështetur pa kushte të gjitha qeveritë dhe kjo është mënyra më e zbutur për të komunikuar me qytetarët. Ata do çelin negociatat në janar, ndërsa ne duhet të plotësojmë kushtet. Janë kushte të vështira dhe do të thotë të ndryshosh mentalitet”, shprehet ish ministrja Gjosha. “Gjermania ka njohur gjithmonë Shqipërinë dhe rajonin. Berlini ka qenë pararojë e të gjithë politikës së brendshme që kemi patur. Nuk ka nevojë të lobosh për këto çëlshtje dhe e dinë se sa shumë i rëndon këtij vendin konflikti i brendshëm dhe mosfunksionimi i drejtësisë. Pavarësisht problemeve të brendshme, Shqipëria duhej të hapte negociatat pa kushte, për këtë më vjen shumë keq”, shtoi Klajda Gjosha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përgjigjja zyrtare e Komisionit të Venecias: Presidenti nuk mund të shkarkohet
Next post Humbasin kontaktin me familjet 2 fëmijë të klasës së 6-të