Home Aktualitet Pacientët e dializës në Cërrik, në rrezik për jetën

Pacientët e dializës në Cërrik, në rrezik për jetën

nga Editor

Pacientë nga fshati Mollas i Bashkisë së Cërrikut rrezikojnë jetën, pasi janë në pamundësi për të shkuar në spitalin e Elbasanit për të bërë dializën nga pamundësia financiare për të paguar 28 kilometra transport.

Mjeti që i ofronte këtë shërbim dhe që ishte vendosur nga një shoqatë bamirëse tashmë i ka lënë, ashtu sikurse i ka lënë edhe bashkia e Cërrikut, e cila nuk i ka ofruar asnjë ndihmë apo alternativë për të marrë mjekimin e domosdoshëm.

“Kam 3 vjet që jam me dializë, marr 4 autobusë dhe nga mëngjesi kthehem në shtëpi në orën tre, llogariteni vetë”, thotë një nga personat që proteston. “Çohem në orën 4.30, vjen një furgon nga Belshi që ndalon në Elbasan, më duhet një orë në këmbë të shkoj në spital, kur arrij aty jam komplet pa forca”, thotë një tjetër i moshuar.

Oraret e autobusëve të linjës nuk korrespondojnë me oraret e dializës, dhe për këtë arsye, këta pacientë tejkalojnë disa herë radhën e dializës duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e tyre.

Lajme te ngjashme