Menjëherë pas publikimit të lajmit në media se sipas Komisionit të Venecias presidenti ka shkelur kushtetutën, ka reaguar presidenca.
“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”, shkruan Tedi Blushi.