Home Aktualitet Rrëzohet aeroplani me 80 mln euro kokainë brenda tij

Rrëzohet aeroplani me 80 mln euro kokainë brenda tij

nga Sonila Osmanaj

Një aeroplan i mbushur me kokainë është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në shtetin oqeanik Papa Guinean e Re.

Sipas Policisë, aeroplani kishte tregun australian. Oficerët e Policisë kanë thënë se “lakmia” e bandës dhe mbingarkimi me kokainë ka ndikuar në rrëzimin e aeroplanit.

Besohet se aeroplani kishte rreth 500 kilogramë kokainë me vlerë 80 milionë euro, kur u rrëzua.

Kokaina e gjetur nga Policia ishte e ndarë në 28 çanta, ndërsa janë arrestuar pesë persona dhe të gjithë besohet që janë anëtarë të grupi kriminal të organizuar, që ishin nën mbikëqyrje të Policisë prej dy vitesh.

FOTO/ Rrëzohet aeroplani me 80 mln euro kokainë brenda tij
FOTO/ Rrëzohet aeroplani me 80 mln euro kokainë brenda tij
FOTO/ Rrëzohet aeroplani me 80 mln euro kokainë brenda tij
FOTO/ Rrëzohet aeroplani me 80 mln euro kokainë brenda tij

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!