Home Aktualitet Rritet numri i viktimave nga COVID-19. 5 të vdekur dhe 123 raste të reja në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga COVID-19. 5 të vdekur dhe 123 raste të reja në 24 orët e fundit

nga Sonila Osmanaj

Numri i viktimave nga koronavirusi vijon të rritet në mënyrë të frikshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. “Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë. 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.  Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)

Testime totale              42183

Raste pozitive              5519

Raste të shëruara        3018

Raste Aktive                2335

Humbje jete                  166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1285

Durrës               291

Shkodër           215

Fier                  95

Vlorë               93

Lezhë              79

Korçë              75

Kukës              68

Elbasan            52

Berat               29

Dibër               28

Gjirokastër      25

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!