Home Aktualitet Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten lokalet në Vlorë dhe Sarandë

Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten lokalet në Vlorë dhe Sarandë

nga Sonila Osmanaj

Policia ka gjobitur dy pronarë baresh një në Sarandë dhe një në Vlorë, pasi nuk i janë bindur urdhrit për ndalimin e muzikës pas orës 20.00 të mbrëmjes.

Sipas autoriteteve, subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndërsa në Sarandë administratori F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Njoftimi i policisë

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!