Home Ekonomi DOSJA E NDALUAR NGA BASIR ÇOLLAKU/ Një kredi fantazmë në Raiffeisen Bank?!

DOSJA E NDALUAR NGA BASIR ÇOLLAKU/ Një kredi fantazmë në Raiffeisen Bank?!

nga Albina Hoxhaj

Nga viti 2007, deri në vitin 2013, kredimarrësi i pretenduar deklaron se nuk është telefonuar asnjëherë nga Banka, vetëm pasi një vendim gjykate e bën atë debitor dhe shoqëria e mbledhjes së borxheve, i dërgon vendimin në banesë. Qytetari denoncon bankën në Gjykatë dhe Prokurori. Prokuroria merr të pandehur kallzuesin për dëshmi të rreme dhe e dënon me 2 milionë lekë të vjetra gjobë. Ndonëse me status invalid, ai nuk tërhiqet. Apeli lë në fuqi dënimin e shkallës së parë. Kallzuesi rikthehet me padi ndaj Raiffeisen në Gjykatë. Ka diçka jo të zakonshme që ka ndodhur. Në të gjitha seancat gjyqsorë, ndonëse paditësi shpallet fajtor, banka nuk ka një kontratë origjinale për ta bërë prezent. As noteri nuk ka një të tillë. Kontrata e paraqitur në prokurori dhe gjykatë, është fotokopje dhe ekspertiza e laboratorit të kriminalistikës, thekson një fakt të tillë, për disa episode serioze. Gjykata kërkon kontratën origjinale, por banka kërkon gjashtë muaj kohë dhe sërish nuk e sjell. Por ndërkohë qytetarit i është shumëfishuar borxhi në bankë dhe i kanë ndaluar pagën e bashkëshortes prej vitesh. Një firmë e vënë apo një dosje e flasifikuar??? Janë 46 milionë lek detyrime për këtë kredi, që nuk gjen dot dokumentet original. Gjyqi vazhdon, e nga nesër edhe denoncimi në “Shijak Television”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!