Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf ka deklaruar se Gjermania do të votojë pro për hapjen e Negociatave të Shqipërisë me BE, por me kushte.

“Drita jeshile për Shqipërinë varet tashmë nga shtetet e tjera anëtare të BE, ne kemi vendosur një po me kushte, ndërkohë që presim tashmë se çfarë do të vendosin shtetet e tjera. Çdo propozim që sjellin individualisht shtete, duhet të përkthehen në gjuhën përfundimtare me vendimin e këshillit. Ju them për Berlini ku kemi shumicë deputetesh për një po në parim, por me disa kushte”- tha ai për Klan Plus.

Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër.

Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.