Home Aktualitet Portret i një surrogatoje rilindase

Portret i një surrogatoje rilindase

nga Albina Hoxhaj

Nga Gentjan Çala

Nuk e kam zakon të etiketoj njerëz, por një personazh publik si Erjon Velia të nxit të flasësh sa herë që del në publik.

Ai nuk ka dëshmuar as integritet në vendime, ka qenë i pasinqertë me qytetarët, ka ndërtuar një superstrukturë propagande, ka dëmtuar interesin publik, madje akuzohet se edhe është segment i një mekanizmi që pastron paratë e fituara nga rrugët e paligjshme.

Ky Lali, le që është plerë, por dhe i pariciklueshëm. Këtë e dëshmoi sot duke thënë se opozita po kërkon karrige, të cilat i la me vullnetin e saj. Unë jam i befasuar nga mjeshtëria e këtij njeriu të zhdërvjellët nga oratoria, por pa moral dhe pa skrupuj.

Ai u rrit në rrethana jo të lehta, ashtu si e ka pohuar vetë, u shkollua dhe u ngjit në krye të një OJQ-je, së cilës i humbën të dhënat financiare në momentin që bëhej fjalë për abuzime. Nga një angazhim i stilit “Nano ik”, u katapultua nga Rama në krye të Bashkisë së kryeqytetit.

Flirtimi brenda PS-së nuk ishte i lehtë, ai krijoi shumë xhelozi dhe u përpoq të krijonte një imazh ndryshe prej kryebashkiaku. Ardhja në krye të kësaj bashkie dukej si projektim i dikujt në krye të PS-së post-Ramë. Kjo i kërkonte mbështetje brenda edhe tej forcës politike ku aderonte.

Armiqësia me segmente të caktuara në PS u shtua dhe paralelisht me të, ai u bë më i paskrupullt. Nga një i ri me pritshmëri të tjera nga publiku, u shndërrua në një surrogato Rilindase, të cilin Rama në publik herë e mbron dhe herë e kap për zhelesh.

Erjoni, sot ka më pak përkrahje se çdo herë, madje edhe në rastin që Rama është duke u dobësuar. Ai ka humbur dhe ka rifituar disa mbështetës së tij. Qartazi është periferik, por jo i pallogaritshëm, duket i gatshëm që çdo herë të hidhet në sulm, vetëm se po pret momentin e duhur.

Portreti i tij ka disa elementë: shumë propagandë, pazarxhi, djegës, puthador dhe frikacak. Ai nuk duhet harruar, sepse surrogatoja rilindase mund të jetë më i keq se udhëheqësi i tij shpirtëror. Mund të jetë nesër po aq i dëmshëm sa Rama, madje edhe më shumë. Ata kanë aq shumë të përbashkëta dhe me të, është thjesht të biesh nga shiu në breshër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!