Kryemadhi: Të ndajmë qëndrimin e LSI me të koaliconit, koalicioni i unifikuar, vendimet unanime

Read Time:58 Second

E ftuar në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me marrëdhënit brenda koalicionit opozitar. Teksa theksoi që opozita që opozita nuk ka përçarje, kryetarja e LSI tha se mendimet ndryshe në tryezën e opozitës janë mëse normale për aq kohë sa çdo parti ka identitetin e saj.

‘Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-a. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift. Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kanceri si biznes apo paaftësi
Next post Portret i një surrogatoje rilindase