Zhvillimet politike, Basha mbledh kryesinë dhe ish grupin parlamentar

Read Time:33 Second

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë këtë të dielë në orën 11:00 kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar. 

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë Reforma Zgjedhore dhe aksioni opozitar. Ende nuk ka detaje se si do të vijojë Partia Demokratike qëndresën e saj jashtë parlamentit, por Basha nuk përjashtoi asgjë, as rikthimin e protestave.

Në tryezën e djeshme, të thirrur nga ambasadori i OSBE-së Bochard, i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso. Ky i fundit kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar reformën zgjedhore.

Opozita e bashkuar ka shprehur angazhimin e saj për mbështetjen e Reformës Zgjedhore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Situata e rënduar reagon Pojana: Institucionet shtetërore duhet të dalin përtej retorikës e propagandës boshe!
Next post Goditje shkatërruese për Boris Johnsonin