Home Koment Për kë do të votoja unë…?!

Për kë do të votoja unë…?!

nga Albina Hoxhaj

Ndërsa, PD e Gjirokastrës vetëm ka gabuar, përveç zgjedhjeve të vitit 2009, ku një dropullit ishte i dyti në listën dhe fitoj vota me shumicë, duke i shkaktuar dhimbje koke PS, e cila ishte e përgatitur të fitonte katër mandate.

Nga Telnis Skuqi

Çfarë do të bësh ti me votën tënde nësë votohet sot?, – më shkruajti një miku im gjirokastrit në inboxin e Facebook-ut, i cili ende nuk e ka marrë përgjigjen time.

Miku im e di shumë mirë që unë nuk votoi symbyllas, e peshoj votën time dhe e hedh aty ku besoj.

Politikisht votën time e delegoj tek e djathta, ndërsa individualisht mendohem mirë përpara se të vendos.

Në zgjedhjet vendore vota ime ka shkuar dy herë për Flamur Bime, sepse isha i bindur që ai është njeriu i duhur, fjalë pak dhe pragmatist.

Me të nuk kishe fjalë të tepërta. Ishte i prerë.

Në zgjedhjet parlametare i kam besuar dy herë votën Roland Bejko, ndërsa një herë Genc Rulit.

Prej pesë vitesh nuk jetoj në qytetin që e dua kaq shumë.

Jam larguan drejt Norvegjisë, megjithatë më dhimbset Gjirokastra, e kanë marrë peng një forcë politike që mashtron prej 30 vitesh.

Partia Socialiste (PS) fiton jo për meritë të saj, por për shkak të dobësisë së Partisë Demokratike (PD).

Asnjëherë PD-ja nuk i ka kuptuar jugorët se çfarë kërkojnë realisht ata?! Kurrë!

Në Përmet, në zgjedhjet vendore të vitit 2015, drejtuesit lokal të PD u treguan të mençur. Ata e kuptuan se ku çalon problemi dhe menjëherë e zgjidhën.

Në fakt, Përmeti është një zonë elektorale ku e majta është shumë e fortë nga ana numerike, por lokalistët e PD vendosën një përmetarë të krishterë dhe garantuan fitore të trefishtë dhe bindëse.

Ata rrëzuan nga fronti kryebashkiakun në detyrë, shkatërruan PS, si dhe i treguan vendin LSI. Pra, me një gurë atë vranë tri zogëza.

Po kështu edhe në Tepelenë, në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në vitin 2007.

Ata vendosën mjekun e krishterë, Sevo Miçi, dhe ky i fundit fitoi me lehtësi zgjedhjet e atëhershme lokale.

Në të njëjtin gjatë vale ka ndjekur edhe Lëvizja Socialiste të Integrim, me deputetin ish, Vangjel Tavo.

Ky i fundit mjafton të vari xhaketën në Gjirokastër dhe i ka të garantuar vota e tij si individ, sepse është i krishterë. Pikë!

Ndërsa, PD e Gjirokastrës vetëm ka gabuar, përveç zgjedhjeve të vitit 2009, ku një dropullit ishte i dyti në listën dhe fitoj vota me shumicë, duke i shkaktuar dhimbje koke PS, e cila ishte e përgatitur të fitonte katër mandate.

Rreth katër vite më parë, PD-ja bëri gafën më të rëndë. Vendosi dy personalitete në vendin dhe kohën e gabuar, gjë që PS e shfrytëzoj këtë mundësi në maksimum, duke siguruar tri mandate të pastërta, dhuratë nga e djathta.

Pra, miku im!

Duke analizuar të gjitha këto fakte të pakundërshtueshme, unë personalisht do të votoja një qytetar gjirokastrit të djathtë, si komuniteti më i madh, të parin në listë, dhe një të krishterë të dytin, sepse kështu është i gatuar elektorati i jugut. Ata ta masin kokën me spango!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!