Home Aktualitet Nova Media’n e krijova se kisha mallin e Zerit të Amerikës, si dikur.

Nova Media’n e krijova se kisha mallin e Zerit të Amerikës, si dikur.

nga Arian

A.D.

Po bëhet më se një vit nga dalja në marketin mediatik dhe Nova Media nuk njeh rënie, por vetëm ngritje. Lindi nga një pasion i një njeriu të apasionuar pas teknologjise dhe fjales së lirë, dhe punës kembengulese te krijuesit dhe investitorit z. Arian H Asimi.
Unë pata mundësi të bisedoja nga Tirana me telefon me Arianin per pak momente duke e shkeputur nga pushimet e tija, për ta pyetur se si lindi Nova Media.

Asgje nuk eshte e lehte thote z. Asimi por asgje nuk eshte e pamundur, shume here kam deshtuar, por më shumë kam triunfuar. Për Nova Median kam investuar para e mija, kohën time, gjithmonë mendoja se ja vlen të sakrifikosh kaq shumë edhe për dicka qe nuk fiton, unë jam kapitalist, dhe besoj se kapitalisti e dashuron rrezikun, thotë Ariani me modesti dhe qesh. Mësova shume nga jeta në zemër te Amerikes për 25 vjet. Media Amerikane pobcast më terhiqte me shume se mediat tradicionale te besdisura, rrija me orë “non stop”dhe degjoja spikerat famouze konservativ republikanë. Me pelqente lirshmeria e tyre, mesazhi I fuqishem qe ata transmetonin. Isha I shkeputur për kohe te gjate nga lajmet dhe jeta politike ne Shqiperi dhe kur u rriktheva perseri pashe te njejten politike, I njejti korrupsion, njerez te zhgenjyer, nje qelbesire qe ishte me keq se fillimet e 90’s, prandaj me lindi deshira qe ta krijoja Nova Median si te vetmen zë të lirë nga pertej oqeanit si dikur kur degjonim Zerin e Amerikes.

Nova Media nuk do të ishte kaq e sukseshme pavarësisht nga parate e investuara dhe teknologjise të fjales së fundit, pa ndihmën e drejtorit Ilir Borova ( aktor) dhe shume e shume gazetareve vullnetarë qe kontribuan dikur dhe kontribojne sot ne Nova Media. Nuk pretendojme se kemi sjelle të përsosurën, por mundohemi ta persosim ditë pas dite për të sjellë me te mirën për ndjekesit qe e duan ketë media.

Njerëzit na duan, dhe mezi presin të rikthehemi ne shtator, na vijne me mijera mesazhe dhe falenderime dhe për tu çuditur shume pak ofendime dhe presione, presionet vijnë nga njerez me emra anonime (fallco) dhe jane shumë pak sa gishtat e dorës, une personalist as nuk merakosem shume. E rendesishme per mua eshte qe njerzit te kuptojne që nuk janë “ dele” qe duhen sa here ka votime, por jane qenie njerezore me te drejta te plota, njëlloj siç jane edhe ata ne pushtet. Nova Media eshte fokusuar me shume ne politike, pasi e shikon klasën politike si te vetmen klase qe vendos fatet e popullit të vet. Pavarësisht se une jam I djathtë në bindjet e mija, me intereson nje qeveri per popullin. Ne sapo kemi filluar betejen mediatike, duhet kohe dhe durim te ndryshojnë gjërat. I kemi shpallur “luftë” Edi Ramës dhe rilindjes por jo socialisteve, une besoj se edhe socialistet jane asete politike që I duhen shqiperise.

Sot Nova Media transmeton ne 12 platforma televizive, dhe 1 stacion Radio, gjithashtu ne Facebook dhe Youtube. Vetem portali NovaMedia.al vizitohet nga 40 mije shqiptare ne ditë. Besoj se vetem per nje vit ne kemi arritur atë që nuk e kishim menduar kurrë.

Faleminderit te gjithë shqiptarëve të mij, thotë pronari dhe investitori i Nova Medias z Arian H Asimi dhe më kerkon ndjesë se do të largohet .

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!