Urimi për fitoren e Celtic, BBC shpërndan postimin e Presidentit Meta

Read Time:1 Minute, 7 Second

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, si një tifoz i gjigantëve skocezë, Celtic, ka reaguar mbrëmë përmes një postimi në profilin e tij në Twitter pas suksesit të bardhjeshilëve 5-0 ndaj Partick Thistle.

Fitorja e ka kualifikuar Celtic në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Skoci, ndërsa Meta reagoi fill pas takimit duke uruar klubin skocez për arritjen.

“5-0. Hej miq, sot luajtët futboll apo tenis? Për pak sa nuk e rrëzuat në tokë portën e kundërshtarit! Super Celtic FC! Jeni të mrekullueshëm! Suksese në gjysmëfinalen e League Cup!”, – shkroi Presidenti Meta në rrjetin social.

Menjëherë, postimi ka marrë mijëra pëlqime e komente, por ka bërë edhe jehonë në media. Rrjeti britanik “BBC” i kushtuar vëmendje të veçantë postimit të Metës, duke shpërndarë edhe postimin e tij në Twitter.

“Kualifikimi i Celtic në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës skoceze është përshëndetur edhe nga shumë larg: nga Shqipëria për të qenë të saktë. Ilir Meta, i cili është presidenti i vendit që nga viti 2017, është mik i ish-mbrojtësit të Celtic, Rudi Vata dhe së fundmi u takua rastësisht me disa nga tifozët e klubit nga Glasgou. Dhe ata padyshim që kanë bërë një përshtypje të madhe dhe që nuk është zbehur aspak, duke gjykuar nga postimi i tij në Twitter”, – shkruante BBC ndër të tjera në artikullin në fjalë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post 15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb
Next post Pano Soko: Makutëria në 30 vjet e ka kthyer Tiranën në kurth. Pronës po i bie vlera