Ndarja nga jeta e ish-presidentit francez, reagon Meta

Read Time:34 Second

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një postim e Twitter, pas ndarjes nga jeta te Jacques Chirac. Ai shkruan se shqiptarët do të kujtojnë me nderim ish-presidentin për radhitjen e Francës përkrah vendeve që luftuan për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë. “Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”, shkruan Meta. /

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ndërron jetë ish presidenti i Francës
Next post 15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb