Home Aktualitet Shehi: Kushtetuta po ndryshohet për një grusht votash. Basha ka dhënë garancinë për të vënë “tullat” e shtetit

Shehi: Kushtetuta po ndryshohet për një grusht votash. Basha ka dhënë garancinë për të vënë “tullat” e shtetit

nga Editor

Destabilitetet në vend, Shehi tregon dy arsyet: Një shtet ka nevojë për cilësi dhe sasi, ne nuk i kemi

Për ish-deputetin dhe kreun e LZHK, Dashamir Shehu, Kushtetuta po ndryshohet për një grusht votash.

I ftuar në ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, ai u shpreh se kjo nuk është hera e parë që bëhet ky veprim për vota, pasi diçka e tillë u bë në vitet 2008 dhe 2011.

Sipas tij, Kushtetuta duhet të ndryshohet në rastet kur duhet të balancohet presidenti me kryeminstrin, apo për një sistem drejtësie të pavarur.

Dashamir Shehi: ‘‘Ne po e ndryshojmë kushtetutën për një grusht votash, ç’është ky debat i sotëm? Ta bëjmë kështu apo ta bëjmë ashtu. E kemi ndryshuar disa herë për grusht votash. E kemi ndryshuar në vitin 2008, e kemi ndryshuar në 2011. Ne duhet ta ndryshojmë kushtetutën për të balancuar presidentin me kryeministrin. Ne duhet të balancojmë për një sistem drejtësie të pavarur.”

Lajme te ngjashme