Home Aktualitet Norvegjia, vendi që po përjeton lulëzimin e turizmit vendas fal Covid-19

Norvegjia, vendi që po përjeton lulëzimin e turizmit vendas fal Covid-19

nga Albina Hoxhaj

Minireportazh nga Telnis Skuqi

Prej tri vitesh, Gro Ellen, administron një kamp pushimi në Vang i Valdres, rreth 250 km larg Oslo të Norvegjisë.

Një vit më parë, ajo e përballoj me sukses fluksin e turistëve të huaj që vizituan vendin e ftohtë nordik, por sivjet ajo është e mbingarkuar, sepse jashtë çdo parashikimi numri i turistëve është shumëfishuar.

– Mye stress! (Shumë stres!), – thotë Ellen (Elen), duke nënkuptuar se turizmi vendas është akoma më i suksesshëm se sa turizmi i jashtëm.

Sipas saj, mbi 80% e norvegjezve kanë preferuar që 4-javorshin e pushimeve verore ta organizojnë në vendin e tyre.

– Asnjëherë nuk e kam besuar se turizmi i brendshëm qenka shumë fitimprurës, – tregon Ellen.

Një tjetër problem që është ndeshur gjatë 10-ditëve të fundit në Norvegji është edhe mbingarkesa në rrugën kombëtare, sidomos në Veri të Norvegjisë.

Autoriteti i Autostradave Shtetërore (Statens Vegvesen) i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeve që të shmangin sa më shumë rrugët kombëtare dhe të udhëtojnë në rrugë dytësore, ku fluksi i automjeve është më i ulët.

Fundjavën e kaluar rrugët kombëtare në veri të Norvegjisë pothuajse u bllokuan, duke shkaktuar rradhë të gjata kilometrike.

“Nëse dëshironi të udhëtoni drejt veriut transporti ajror, hekurudhorë dhe detarë është më i sigurtë dhe ju çon drejt destinacionit më shpejt se automjeti”, – thuhet në komunikatën e Statens Vegvesen drejtuar drejtuesve të automjeteve.

Çdo 30 minuta të gjithë kanalet radiofonike, kombëtare dhe lokale, raportojnë për bllokim të tuneleve, si dhe rekomandojnë drejtuesit se nga duhet të ecin për të shmanguar fluksin.

“Norvegjia është vendi që ofron panoramë të mrekullueshme”, – thotë Erna Solberg, Kryeministria Norvegjeze.

“Këtu mund të luani golf dhe të peshkoni në oqean në orën tre të mëngjesit në dielli asnjëherë nuk largohet”, – vazhdon ajo, ndërsa këshillon: “Covidi-19 vërtetë nuk ka gjetur vend në Norvegji, por duhet të respektohet distanca sociale”.

Lajme te ngjashme