Propozimi i shkrimtares: Për cilësinë e parlamentit të ardhshëm, do ishte mirë që deputetët të kalonin testin e drejtshkrimit

Read Time:1 Minute, 21 Second

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka bërë një propozim të pazakontë kur ka ngelur më pak se 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare e ndërsa diskutohet reforma zgjedhore.

Açka thotë se për cilësinë e parlamentit të ardhshëm do të ishte mirë që deputetët të kalonin dhe testin e drejtshkrimit duke propozuar diktim për deputetët.

Ajo sjell shembullin e Holandës, e cila e ka konkurs publik diktimin. Propozimi i Açkës ka marrë jo pak pëlqime dhe është shprëndarë dhjetëra herë në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË
Për cilësinë e parlamentit të ardhshëm
Që Parlamenti ynë të mos jetë më objekt kabareje, përveç të gjitha nismave që do ta pastrojnë nga kriminelët e faqezinjtë, do të ishte mirë që deputetët të kalonin një test fare të thjeshtë: atë të drejtshkrimit. Mjafton një diktim i thjeshtë – publik, faqe shqiptarëve – për pak minuta për ta ruajtur parlamentin tonë nga analfabetët. Sepse më ka zënë syri shpesh statuse lemerisëse deputetësh, cilësia e shkrimit të të cilëve e fyen gjuhën shqipe.
Kjo që po them është një gjë shumë serioze, aq serioze sa në Holandë një nga konkurset më të rëndësishëm publikë, është Diktimi, që shfaqet drejtpërdrejt në televizion dhe marrin pjesë njerëz të të gjitha fushave. Ata mblidhen në një sallë dhe u diktohet një tekst. Fituesi merr një shpërblim të madh, sepse është respektuesi më i madh i gjuhës. Dita e Diktimit Kombëtar, është gati festë kombëtare.
Le ta fillojmë edhe ne duke u diktuar parlamentarëve të ardhshëm, kush kalon, le të kalojë, kush ngel, le të ngelë e të turpërohet e të mos hyjë në parlament.
Fjala është e para, e fjala fillon nga gjuha!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Mirëqënia, borxhi dhe defteret e Ilir Beqjas.
Next post Beqaj: Mund të mbyllemi sërish, mjekët dhe infermierët po ezaurohen