Home Aktualitet Listat e hapura/ Vasili: Na duhet kohë për diskutimin, s’mund të ndryshojmë Kushtetutën në 6 ditë

Listat e hapura/ Vasili: Na duhet kohë për diskutimin, s’mund të ndryshojmë Kushtetutën në 6 ditë

nga Editor

Përfaqësuesi i LSI-së Petrit Vasili, ka hedhur poshte deklaraten e përfaqësuesit te maxhorancës, Damian Gjiknuri teksa deklaroi se opozita nuk është dakord që të flasë për listat e hapura në Këshillin Politik.

Vasili tha për mediat se opozita e bashkuar ishte njohur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese para dy ditësh, ndërsa afati kohor i lënë në dispozicion ishin 6 ditë. Sipas Vasilit, Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në 6 ditë.

“Një çështje tjetër që është hedhur në Këshillin Politik kanë qenë dhe ndryshimet kushtetuese. Që kanë të bëjnë me të ashtuquajtur lista të hapura. Propozimi, fakt i kryer, është depozituar para 2 ditësh në këshill. Dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Nëse për kodin elektoral, marrëveshjen e 5 qershorit, u deshën 6 muaj. Kërkohet që kushtetua e vendit të ndryshohet për 6 ditë. Këshilli politik dhe opozita në Këshill mbetet e palëkundur që të diskutojë çdo çështje, por pa logjikën e faktimit të kryer, pa trysni dhe duke i dhënë hapësirë debatit. Keni parë që në emër të popullit, të vullnetit të tij, flasin hajdutët e votave të popullit.”-, tha Vasili.

Lajme te ngjashme